Pas emërimit të Joni Keta në krye të BKH ka mbetur vakant vendi i zëvendësdrejtorit. Të drejtën për të garuar për këtë post e kanë vetëm 60 hetuesit e BKH.
Kandidatët që do aplikojnë për Zëvendësdrejtor në Byronë Kombëtare të Hetimit duhet të plotësojnë dhe dorëzojnë dokumentet si më poshtë:
- Kërkesë për aplikim;
- Një platformë mbi kuptimin e funksionit të Zëvendësdrejtorit, rolit në fushën e menaxhimit, menaxhimit të burimeve njerëzore, komunikimit, punës në grup, ndërveprimit dhe marrëdhënieve ndërinstitucionale ;
- Jetëshkrimi ;
- Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.
- Certifikatë mbi njohurit e gjuhës angleze.
Dokumentet duhet të dorëzohen fizikisht në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore, në Byronë Kombëtare të Hetimit deri në datën 22.01.2026.








