Thursday, September 10, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Grupi kriminal i AKSHI-t licencë për para elektronike, leja në dorë të Ermal Beqirit

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Grupi kriminal i AKSHI-t licencë për para elektronike, leja në dorë të Ermal Beqirit
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Boldnews.al

Pak muaj më parë, kryeministri Edi Rama bëri një “premtim bombastik”: Shqipëria do të jetë pararojë globale, vendin e parë në botë pa para fizike, brenda pesë viteve të ardhshme.

Sipas tij, strategjie e qeverisë “cashless” (pa para në gjendje cash) “është plotësisht e realizueshme dhe do të çlirojë vendin nga një barrë e madhe pluhuri dhe ferrash në të gjithë jetën e përditshme”.

Në foto: Kryeministri Edi Rama, duke folur për “Paranë elektronike 2030”

Por, ajo që nuk tha dhe, logjikisht, as nuk pritej të thuhej nga kryeministri Rama, është fakti që, në Shqipëri, licensa për emetimin e parasë elektronike e kanë edhe personazhe, të dyshuar fuqishëm nga Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK), për përfshirje në grup të strukturuar kriminal.

Licensa për Ermal Beqirin

Banka e Shqipërisë, me vendimin nr. 51, dt. 26 nëntor 2021, ka licensuar si subjekt emetues i parasë elektronike kompaninë “Soft & Solution”. Kompania është krijuar në vitin 2011 dhe ajo u mor në kontroll nga Ermal Beqiri në korrik të vitit 2021, vetëm 5 muaj pasi “Soft & Solution” të merrte licensën për ementimin e parave elektronike.

Biznesmeni Ermal Beqiri aktualisht është në kërkim, pasi ai akuzohet nga Prokuroria e Posaçme si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, me aktorë më të dukshëm Mirlinda Karçanaj, drejtoresha në detyrë e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) dhe sipërmarrësi kontravers, Ergys Agasi.

Në foto: “Soft & Solution” e Ermal Beqirit është licensuar për emetimin e parave elektronike

Pak ditë më parë, Prokuroria e Posaçme njoftoi se akuzonte Agasin dhe Beqirin për disa vepra penale, përfshirë “Konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Heqje e paligjshme e lirisë”, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, si dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale”.

Rreziqet e parasë elektronike

Përdorimi i parasë elektronike ka disa përparësi në ekonomi, pasi zëvendëson nevojën për të mbajtur me vete para cash, si edhe kursen kohën për të shkuar në bankë.

Por, nga ana tjetër, përdorimi i parave elektronike, sidomos në një ekonomi masive informale, si ajo e Shqipërisë, ka disa avantazhe dhe rreziqe të forta.

“Një prej shqetësimeve më të mëdha është që falsifikatorët mund të krijojnë llojin e tyre të parasë elektronike, e cila do të ishte e padallueshme nga paraja e vërtetë. Këto probleme duhet të merren parasysh, në mënyrë që të fitohet besimi i publikut. Në një sistem të pakontrolluar pagesash elektronike, pastrimi i parasë dhe evazioni fiskal mund të përhapen me shpejtësi. Kështu, është e rëndësishme që autoritetet të monitorojë qarkullimin e parasë, për të zbuluar këto aktivitete të paligjshme”, thuhet në manualet ndërkombëtare.

Pra, përdorimi i parasë elektronike kërkon disa parakushte, disa masa për shmangien e falsifikatorëve dhe fitimin e besimit të publikut që emetuesit e tyre nuk janë persona potencialisht të përfshirë në pastrim parash dhe evazion fiskal.

Kritere, të cilat, Ermal Beqiri i “Soft & Solution” duket se i shkel të gjitha.

Në foto: Pronari i “Soft & Solution”, Ermal Beqiri

Prokuroria e Posaçme thotë se “shtetasit e dyshuar, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal (përfshirë Mirlinda Karçanaj, Ergys Agasi, Ermal Beqiri), kanë kryer veprime të kundërligjshme, duke konsumuar elemente të veprës penale; “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe konkretisht në përcaktimin e kritereve specifike jo të përcaktuara në ligj, për favorizimin e disa kompanive kundrejt të tjerave”.

Në foto (montazh): Mirlinda Karçanaj dhe Ergys Agasi

Gjithashtu, nga hetimet, është krijuar dyshimi se personat e dyshuar kanë konsumuar veprën penale, “Konkurrencë e paligjshme përmes dhunës” dhe kanë detyruar përfaqësues të kompanive pjesëmarrëse në tendera të heqin dorë nga ankimet për procedurat e caktuara të tenderimit, kësisoj, duke i hapur rrugën kompanive të paracaktuara, për të cilat shqyrtimi i ankimimit mund të sillte edhe ndryshimin e renditjes së listës së fituesve.

Gjithashtu masë sigurimi është kërkuar edhe për administratorë të disa kompanive, të cilët “me veprime të kundërligjshme, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, kanë marrë pjesë formalisht në procedura tenderimi, kanë lëshuar fatura tatimore fiktive si dhe kanë realizuar transaksione kundrejt  kompanive të cilat nuk ishin pjesë e procesit të tenderimit”.

Previous Post

Qentë preken vërtet nga depresioni dimëror/ Zbuloni nëse qeni juaj vuan nga kjo

Next Post

Çmontohet banda e ‘skifterëve’ shqiptarë në Itali, 3 të arrestuar

Next Post
Çmontohet banda e ‘skifterëve’ shqiptarë në Itali, 3 të arrestuar

Çmontohet banda e ‘skifterëve’ shqiptarë në Itali, 3 të arrestuar

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

September 7, 2026
Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

September 4, 2026
Drogë pranë shkollave e lokaleve të natës/ 20 në pranga, operacioni nën drejtimin e Esmeralda Bashos

Drogë pranë shkollave e lokaleve të natës/ 20 në pranga, operacioni nën drejtimin e Esmeralda Bashos

September 6, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Velipojë/ Policët me kallash në lokal, AMP e Shkodrës hesht se ka ca “punë” të tjera

Velipojë/ Policët me kallash në lokal, AMP e Shkodrës hesht se ka ca “punë” të tjera

September 9, 2026
Alarmi i AKU/ Conad shet sallam me rrezik serioz për shëndetin

Alarmi i AKU/ Conad shet sallam me rrezik serioz për shëndetin

September 9, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al