Grupi Parlamentar i PD ka kallëzuar në SPAK nënkryetarin e Komisionit Hetimor të Sterilizimit, Plarent Ndrecajn, Sekretarin e Kuvendit Genci Gjonçajn dhe punonjësit e Gardës.
Ata janë kallëzuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 dhe 25 i Kodit Penal, pas përplasjeve në në seancën e fundit të Komisionit të Sterilizimit, ku mbledhja nisi pa Albana Vokshit.








