Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Greva e urisë e naftëtarëve të “Bankers” në ditën e 13-të: Drejtësi për punën dhe dinjitetin

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
Greva e urisë e naftëtarëve të “Bankers” në ditën e 13-të: Drejtësi për punën dhe dinjitetin
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Greva e urisë e naftëtarëve të Sindikatës së Hidrokarbureve në Marinzë ka hyrë në ditën e 13-të.

Nga dhjetë grevistët që nisën këtë qëndrim ekstrem, sot kanë mbetur tetë, pasi dy prej tyre u larguan për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore. Megjithatë, ata vazhdojnë të mbështesin shpirtërisht shokët e tyre dhe vendosmërinë për të mos u tërhequr pa marrë përgjigje për kërkesat legjitime.

“Edhe pse kemi përjetuar lodhje dhe rrezik për shëndetin, qëndrojmë të bashkuar për drejtësi. Qeveria duhet të dëgjojë zërin tonë,” shprehen grevistët, të vendosur për të mos ndalur derisa të marrin përgjigje konkrete.

“Do të qëndrojmë këtu derisa kërkesat tona të trajtohen me seriozitet. Nuk kërkojmë më shumë sesa të drejtat tona të njohura ligjërisht.”

Përveç mbështetjes nga bashkëpunëtorët lokalë, grevistët kanë fituar solidaritet edhe nga organizata ndërkombëtare. Përfaqësues të Olof Palme International Center dhe organizatës Drejtësi Sociale vizituan çadrat e grevës, duke shprehur mbështetje të plotë dhe duke bërë thirrje për presion ndaj qeverisë shqiptare.

“Kemi vënë në dijeni instancat dhe organizmat ndërkombëtarë që të ushtrojnë presion për zgjidhjen e çështjes së naftëtarëve. Ata meritojnë përgjigje dhe respekt për punën dhe dinjitetin e tyre.”

Në ditët e fundit, pranë grevistëve janë bashkuar edhe veteranë naftëtarë, të cilët nënvizojnë se pavarësisht mbështetjes së tyre për qeverinë, ata e pranojnë se naftëtarët kanë të drejtë në kërkesat e tyre. Veteranët kanë kërkuar që qeveria të ndërmarrë rol aktiv dhe të ulet në tryezën e negociatave.

“Qeveria nuk mund të qëndrojë në heshtje. Këta punonjës kërkojnë vetëm të drejtën e tyre për kushtet dhe pagat që meritojnë.”

Grevistët kërkojnë përgjigje për kushtet e punës dhe sigurimin e të drejtave të tyre. Pavarësisht se ditët e grevës po shtohen dhe shëndeti i tyre po rrezikohet, ata qëndrojnë të bashkuar dhe besojnë se zëri i tyre po dëgjohet edhe përtej kufijve.

“Ne kërkojmë drejtësi. Nuk është një kërkesë e tepruar; është ajo që na takon për punën dhe mundin tonë.”

Kërkesat e naftëtarëve drejtuar kompanisë Bankers

1- Rritja e fondit te pagave me 18% kjo shume te shpërndahet për punonjësit e fushës.

2 – Arritja e trajtimit ushqimor nga 9 mijë lekë ne 13 e 200 lekë.

3- Zbatimi i ligjit te statusit te naftëtarit.

4- Drejtësi e barazi në shpërblime.

5-  Meritokraci në rritje në detyrë e pronovime

Në ditën e 13-të të grevës, mes dhimbjes dhe shpresës, fjala që përsëritet në çadrat e Marinzës është “drejtësi”  drejtësi për punën, mundin dhe dinjitetin e naftëtarëve. Ata shpresojnë që përmes solidaritetit të shoqërisë dhe mbështetjes ndërkombëtare, qeveria shqiptare të ndërmarrë veprime konkrete.

  

Previous Post

Me lopata në duar, banorët në Fier pastrojnë vetë kanalizimet e bllokuara: Bashkia hesht!

Next Post

Të ardhurat e ulëta/ Tirana e tejkalon dhe Milanon, ndër 6 qytetet më të shtrenjta në Europë

Next Post
Të ardhurat e ulëta/ Tirana e tejkalon dhe Milanon, ndër 6 qytetet më të shtrenjta në Europë

Të ardhurat e ulëta/ Tirana e tejkalon dhe Milanon, ndër 6 qytetet më të shtrenjta në Europë

“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”
AKTUALITET

“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”

by Redaktor Redaktor
September 15, 2026
0

Një bandë shqiptare e dyshuar për trafik ndërkombëtar kokaine është goditur në Belgjikë. Tetë persona u prangosën në kuadër të...

Read moreDetails
Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

September 12, 2026
Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

December 30, 2024
Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

September 4, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Nafta në Shqipëri kushton 2.6 herë më shumë se mesatarja e gjithë Europës, ndaj fuqisë blerëse

Nafta në Shqipëri kushton 2.6 herë më shumë se mesatarja e gjithë Europës, ndaj fuqisë blerëse

September 15, 2026
Tarifa me fasha edhe për ujin, propozohet mekanizëm sezonal për Durrësin, Vlorën dhe Sarandën

Tarifa me fasha edhe për ujin, propozohet mekanizëm sezonal për Durrësin, Vlorën dhe Sarandën

September 15, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al