Saturday, November 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Grabitja e 200 mijë eurove në Astir/ Policia arreston viktimat, lë të lirë hajdutët

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Grabitja e 200 mijë eurove në Astir/ Policia arreston viktimat, lë të lirë hajdutët
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Në datën 5 nëntor 2025, një grup miqsh ishin në një lokal në zonën e Astirit, kur disa persona të maskuar dhe të armatosur i grabitën duke marrë 200 mijë euro. Viktimat kishin pirë dhe u shokuan nga ngjarja që ndodhi rreth orës 3 të mëngjesit. Grabitësit u larguan pa u kapur nga policia.

Sipas denoncuesit në emisionin “Stop” në Tv Klan, ditën e ngjarjes ai dhe miqtë u kthyen pranë lokalit ku kishte mbërritur policia për të dhënë deklaratë për gjithçka kishte ndodhur. Por ata u arrestuan për moskallëzim krimi, duke u lënë 72 orë në paraburgim përpara se të liroheshin me masën detyrim paraqitjeje. Qytetarit në fjalë i sekuestruan edhe telefonin ku kishte vizën angleze online. Ai humbi kështu punën në shtetin anglez, veç parave të grabitura.

Gjykata e Tiranës ka deklaruar se arrestimi ishte i ligjshëm dhe caktoi masën e sigurimit personal detyrim paraqitjeje për 6 persona. Raporti i policisë datë 6 nëntor 2025 konfirmon se viktimat u arrestuan për moskallëzim krimi, por qytetari argumenton se arrestimi nuk mund të konsiderohet në flagrancë pasi ata u paraqitën vullnetarisht për të dhënë deklaratë.

Nga biseda me oficerin e policisë rezulton se qytetari dhe shokët e tij u arrestuan vetëm pse u paraqitën, ndërkohë që në vendngjarje kishte qenë edhe një grup tjetër prej 13-14 personash, të cilët nuk u ndaluan.

Qytetari: Unë kam ardhur për rastin tim që jam arrestuar. Më mban mend besoj?

Oficeri: Po, po e mbaj mend.

Qytetari: Jam arrestuar pa të drejtë sepse ju keni shkruar arrestim në flagrancë.

Oficeri: Po?

Qytetari: Ne kemi ardhur me Audi privat. I kujt është ai Audi i bardhë?

Oficeri: I imi është.

Qytetari: Me ty kemi ardhur?

Oficeri: Me mua ke ardhur.

Qytetari: Nuk është arrestim në flagrancë ai.

Oficeri: Pse?

Qytetari: Kemi ardhur për të deklaruar ne këtu. I arreston njerëzit me makinë private ti?

Oficeri: Ke ardhur tani për të më kërkuar…?

Qytetari: Llogari! Ju na keni futur në burg veç ne të dëmtuarve. Kanë qenë 13-14 persona në vendngjarje. Keni futur në burg veç ne që na kanë grabitur, asnjë tjetër.

Oficeri: Ne kemi futur në burg personat që kanë ardhur atë ditë atje.

Qytetari: Ne jemi paraqitur për të bërë kallëzim, na e the edhe ti “Do të vish të deklarosh”.

Oficeri: Të ka arrestuar tjetër oficer. E dyta…

Qytetari: Kemi hipur në makinë me ty.

Oficeri: Po, të kam marrë unë me makinë, po të them edhe një herë, me makinë të kam marrë unë. Unë jam punonjës policie. Të jam prezantuar si punonjës policie, me “badge” varur në qafë. Nuk ka pasur më makinë policie aq veta sa ishit. Kemi komunikuar me prokurorin atë natë dhe është vendosur që ju të arrestoheni. Arrestimin tim në flagrancë apo të oficerit tjetër që ka bërë arrestimin tënd.

Qytetari: Mua s’më ka arrestuar kush. Ti ke thënë “A do vini të deklaroni”. Kush më arrestoi? A erdha vetë aty?

Oficeri: S’ka rëndësi se vjen vetë, se të marrin me zor.

Qytetari: Ka rëndësi se keni thënë arrestim në flagrancë.

Oficeri: Unë të shpall edhe në kërkim, po s’erdhe ti.

Qytetari: Të më kishe kapur në shtëpi po, por unë kam ardhur vetë të deklaroj.

Oficeri: Nuk ka rëndësi po të them edhe njëherë.

Qytetari: Kam qenë viktima unë. Unë s’kam numër shqiptar, nuk kam si raportoj. Ata të tre s’kanë numra shqiptarë, s’kanë si raportojnë.

Oficeri: Është e vështirë të gjesh numrin e policisë?

Qytetari: Pak rëndësi ka. Unë e kam pasur automatikun në kokë, ka pasur kush ta tregojë krimin dhe na keni burgosur ne.

Oficeri: Ore, krimin keni detyrim ta tregoni të gjithë nga i pari te i fundit.

Eda Grimci, eksperte ligjore, shpjegon se viktimat kanë qenë në gjendje të traumatizuar, ndaj duhet të ishin lënë në gjendje të lirë pasi masa e arrestit nuk duhej të aplikohej ndaj tyre.

/Emisioni STOP

Previous Post

Tjetër skandal korrupsioni në AZHBR, pezullohen nga detyra 6 inspektorë (EMRAT)

Next Post

Vranësira dhe reshje shiu, si parashikohet moti për këtë të premte

Next Post
Vranësira dhe reshje shiu, si parashikohet moti për këtë të premte

Vranësira dhe reshje shiu, si parashikohet moti për këtë të premte

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

November 6, 2026
Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al