Avokati Altin Goxhaj, një figurë e njohur që shpesh shprehet kundër lëvizjes LGBQ, ka bërë një denoncim të fuqishëm publik, duke shpallur se ka paraqitur një kallëzim penal kundër disa organizatave të komunitetit LGBQ dhe drejtuesve të tyre, mes të cilëve Xheni Karaj (Aleanca LGBT), Qendra Streha dhe ProLGBT.
Akuzat janë ekstremisht të rënda dhe lidhen me dyshime për “ngjarje kriminale të rekrutimit dhe abuzimit të fëmijëve” për qëllime përfitimi fondesh.
Goxhaj shrehet se organizatat e cituara, duke përdorur fonde të USAID dhe partnerëve të tjerë, kanë abuzuar duke shkelur ligjin dhe protokollet shtetërore. Denoncimi bazohet në një rast specifik:
- Rasti I Abuzimit: Një fëmijë 15-vjeç (minoren) është vendosur për 90 ditë e netë në një mjedis të përbashkët me disa meshkuj adultë homoseksualë me probleme, një veprim që, sipas Goxhajt, është në kundërshtim të plotë me ligjin dhe protokollet e shtetit të asaj kohe.
- Kallëzimi Penal: Goxhaj theksoi se provat e paraqitura në debatin e cituar janë të mjaftueshme për të ngritur një kallëzim penal.
Goxhaj e lidhi këtë denoncim edhe me rastin e Ersild Myrtollarit (i njohur si “Luana”), që në një reagim të mëparshëm, kishte deklaruar se ishte rekrutuar që i vogël nga OJF-të LGBQ dhe ishte manipuluar nga persona brenda këtyre organizatave.
Goxhaj shtoi një detaj tjetër tronditës, duke përmendur se në këtë abuzim janë përfshirë edhe figura publike si Ardit Gjebrea dhe Dalina Buzi, në datën 17 Maj 2015, kur Ersild Myrtollari ishte ende minoren (16 vjeç).
Pavarësisht kërkesës për ndjekje penale për ngjarjet e së kaluarës, Goxhaj lëshoi një paralajmërim të ashpër për të ardhmen. Ajo theksoi se veprime të tilla, si vendosja e fëmijëve në mjedise të tilla, do të bëhen të ligjshme për të gjithë fëmijët tashmë që “u miratua ligji”.
Goxhaj beson se legjislacioni i ri do të legalizojë ato që ajo i konsideron si abuzime dhe rekrutime të fëmijëve nga komuniteti LGBQ.








