Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

GOSTIA/ Kujt po ia bën gati Vangjel Tavo, Gjirin e Filikurit ?

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
GOSTIA/ Kujt po ia bën gati Vangjel Tavo, Gjirin e Filikurit ?
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Gjiri i Filikurit, një nga plazhet më të virgjëra dhe më të paprekura të bregdetit të Himarës, rrezikon të humbasë atë që e ka bërë të veçantë, izolimin natyror dhe mungesën e ndërhyrjeve masive.

Bashkia e Himarës, e drejtuar nga Vangjel Tavo, pikërisht në ditët kur fekalet kanë pushtuar ujërat e brigjeve të Himarës, ka hapur një tender me vlerë 20.8 milionë lekë pa TVSH për ndërtimin e shkallëve në këtë gj

Por ky projekt ngre një pyetje të fortë: Kujt po ia bën gati Vangjel Tavo Gjirin e Filikurit?

Nëse qëllimi është thjesht lehtësimi i aksesit për qytetarët dhe turistët, pse bashkia nuk vendos për shembull shkallë në çdo gji të vështirë të bregut të Himarës, por zgjedh pikërisht Filikurin?

Ky plazh ka mbetur për vite larg turizmit masiv pikërisht sepse nuk është i lehtë për t’u arritur. Shkëmbinjtë, terreni i vështirë dhe mungesa e infrastrukturës kanë qenë mburoja natyrore që e kanë ruajtur nga mbipopullimi, ndotja dhe ndërhyrjet agresive duke mbetur një atraksion për të apasionuarit e këtij lloji turizmi.

Sipas dokumenteve të tenderit, nuk bëhet fjalë për disa shkallë të thjeshta apo për një rrugë të mirëfilltë. Projekti parashikon gërmime në shkëmb, mure mbajtëse, betonarme, kangjella metalike dhe ndriçim LED përgjatë aksit.

Pra, një nga zonat më të egra të bregdetit po pajiset me infrastrukturë betoni, duke e kthyer nga një plazh i izoluar në një destinacion masiv, me gjasë në shërbim në kastës së njerëzve pranë Vangjel Tavos.

Kjo sjell një tjetër shqetësim duke parë se si është sjellë Vangjel Tavo me pronat në Himarë: Kush garanton se pas hapjes së aksesit nuk do të pasojnë ndërtime, beach bar-e, struktura turistike apo projekte private pranë këtij gjiri?

Në bregdetin shqiptar, shumë ndërhyrje kanë nisur me arsyetimin e “aksesit publik”, por më pas janë pasuar nga rrethime, biznese sezonale, ndërtime dhe zaptim i hapësirave natyrore.

Pikërisht për këtë arsye, rasti i Filikurit kërkon transparencë të plotë nga Bashkia Himarë.

Bashkia duhet të sqarojë pse ky tender po bëhet pikërisht në Filikur, pse nuk po ndërhyhet me të njëjtën logjikë në gjire të tjera dhe çfarë garancish ka që projekti nuk do të shërbejë si hap i parë për zhvillime private në zonë.

Deri atëhere Vangjel Tavo është një i dyshuar publik se një tjetër llokmë nga plazhet e mrekullueshme të vendit po e bën pajë për njerëzit me të cilët ndan interesat dhe Filikuri duhet të ketë të njëjtën vëmendje si Zvërneci. /skyweb.al

Tags: Gjirin e FilikuritVangjel Tavo
Previous Post

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

Next Post

TENDERI/ Vangjel Tavo i jep partnerëve të Gjikurisë menaxhimin e tokave të himariotëve, dyshime për mega operacion tjetërsimi

Shkarkohet Ilir Topi/ Ish-drejtuesja e CFO Pharma, Rexhina Bici pritet të drejtojë Fondin e Sigurimeve
AKTUALITET

Shkarkohet Ilir Topi/ Ish-drejtuesja e CFO Pharma, Rexhina Bici pritet të drejtojë Fondin e Sigurimeve

by Redaktor Redaktor
September 24, 2026
0

Shkarkohet nga detyra Ilir Topi, drejtori i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSKDSH). “Boldnews.al” mëson se vendimi...

Read moreDetails
Dëmtimi i rëndë e la të paralizuar, hapet GoFundMe për të ndihmuar Enean

Dëmtimi i rëndë e la të paralizuar, hapet GoFundMe për të ndihmuar Enean

September 27, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
“Ka pranuar marrëdhënien jashtëmartesore me Ballukun”/ Elton Qyno zbardh deklaratën e bujshme të Igli Tares në SPAK

“Ka pranuar marrëdhënien jashtëmartesore me Ballukun”/ Elton Qyno zbardh deklaratën e bujshme të Igli Tares në SPAK

September 26, 2026
Ergys Agasi i ka blerë Grida Dumës makinë 150 mijë euro?

Ergys Agasi i ka blerë Grida Dumës makinë 150 mijë euro?

September 24, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

EMRI/ I dënuar për vrasje, arrestohet në Itali 28-vjeçari shqiptar

EMRI/ I dënuar për vrasje, arrestohet në Itali 28-vjeçari shqiptar

September 29, 2026
Mediat e Ekuadorit: Mafia shqiptare tentoi të korruptonte agjentë të inteligjencës

Mediat e Ekuadorit: Mafia shqiptare tentoi të korruptonte agjentë të inteligjencës

September 29, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al