Friday, November 6, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Goditet banda shqiptare që kultivonte drogë në Spanjë, 9 persona përfundojnë në pranga

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
Goditet banda shqiptare që kultivonte drogë në Spanjë, 9 persona përfundojnë në pranga
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Autoritetet spanjolle kanë shkatërruar një grup kriminal shqiptar që merrej me kultivimin e marijuanës në provincën e Zaragozës. Në pranga u vunë 9 shqiptarë, të moshave 21 deri në 46 vjeç.

Sipas mediave spanjolle, në kuadër të operacionit të koduar RIOG, u kryen 8 kontrolle si dhe u sekuestruan më shumë se 20 kg marijuanë gati për shpërndarje dhe mbi 2 mijë bimë kanabis.

Rrjeti vepronte prej muajsh në depo industriale dhe banesa të shpërndara në disa komuna përreth Zaragozës, përfshirë Cuarte de Huerva, San Mateo de Gállego, La Puebla de Alfindén dhe Zuera. Plantacionet ishin të pajisura me teknologji të avancuar dhe masa të forta sigurie.

Autoritetet zbuluan gjithashtu lidhje të paligjshme me rrjetin elektrik, duke shkaktuar një dëm prej mbi 210,000 euro, sa konsumi vjetor i më shumë se 250 shtëpive.

Hetimi nisi në shtator të vitit 2024 nga Garda Civile e Casetas, pas dyshimeve për përdorimin e ndërtesave industriale për kultivim kanabisi. Edhe pse aktiviteti u ndërpre përkohësisht, rrjeti rifilloi operacionet në fund të verës, çka çoi në ndërhyrjen përfundimtare të autoriteteve.

Sipas hetimeve, organizata kishte një strukturë hierarkike të mirëorganizuar, me drejtues që menaxhonin logjistikën dhe financat, bashkëpunëtorë për transportin e materialeve dhe kujdestarë që jetonin brenda plantacioneve për t’i mbikëqyrur ato. Gjatë bastisjeve u sekuestruan gjithashtu para, telefona celularë dhe dokumente.

Të arrestuarit përballen me akuza për trafik droge, vjedhje energjie elektrike dhe anëtarësim në një organizatë kriminale, si dhe falsifikim dokumentesh për dy prej tyre duke përdorur identitete të rreme.

 

Previous Post

Kushtetuesja riktheu në detyrë Ballukun, Tabaku: Shqipëria nuk mund të ketë një zv.kryeministre të pandehur

Next Post

Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji-Nokës: Ke shkatërruar partinë

Next Post
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji-Nokës: Ke shkatërruar partinë

Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji-Nokës: Ke shkatërruar partinë

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

November 6, 2026
Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al