Friday, October 30, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Goditet banda e trafikut të emigrantëve në Londër, dënohen me burg 3 shqiptarët /EMRAT

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
Goditet banda e trafikut të emigrantëve në Londër, dënohen me burg 3 shqiptarët /EMRAT
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Tre shtetas shqiptarë, pjesë e një grupi kriminal me bazë në Londër janë dënuar me burg nga drejtësia britanike, pasi u provua se ishin të përfshirë në trafikun e emigrantëve drejt Mbretërisë së Bashkuar, kundrejt pagesave që arrinin deri në 11 mijë paund për person.

Konkretisht bëhet fjalë për shtetasit, Toni Liko, 42 vjeç, i cili u dënua me 5 vite e 8 muaj burg, po aq sa edhe Klement Gjika, 44 vjeç. Ndërsa Stelian Bodnariu, 37 vjeç, u dënua me 3 vite e 4 muaj burg.

Sipas mediave të huaja, hetimi i zhvilluar nga Metropolitan Police Service zbuloi një skemë të organizuar, ku emigrantët transportoheshin përmes rrjetit të autostradës M25 dhe më pas ndaleshin në pika të ndryshme, kryesisht në stacione karburanti. Aty bëhej transferimi i tyre nga një automjet në tjetrin, përpara se të dërgoheshin në Londër.

Sipas autoriteteve, gjatë 18 muajve aktivitet, banda dyshohet se ka futur në vend të paktën 20 shtetas shqiptarë, megjithëse numri real besohet të jetë më i lartë.

Zbardhja e skemës u bë e mundur përmes analizimit të pamjeve filmike nga kamerat e sigurisë, gjurmimit të automjeteve dhe përdorimit të metodave të mbikëqyrjes, çka çoi në identifikimin e drejtuesve të grupit. Gjithashtu, hetuesit siguruan komunikime mes kontrabandistëve dhe shoferëve të mjeteve të rënda, ku përcaktoheshin pikat e takimit dhe mënyra e transportit të emigrantëve.

Sipas policisë, ky aktivitet kriminal ishte i motivuar kryesisht nga përfitimi financiar, ndërsa personat e trafikuar shpesh përfundonin të shfrytëzuar më tej nga rrjetet kriminale.

Tre të pandehurit u shpallën fajtorë për akuzën e lehtësimit të hyrjes së paligjshme në Mbretërinë e Bashkuar. Ata u arrestuan në qershor të vitit 2025 dhe pas një procesi gjyqësor që zgjati shtatë javë, u shpallën fajtorë për aktivitetin e tyre kriminal.

 

Previous Post

Skandali me karburantet/ Si po “vjel” qytetarët bashkëpunimi shtet-grosistë

Next Post

Gjysmëfinalja e Play Off të Botërorit, Poloni-Shqipëri për rekord

Next Post
Gjysmëfinalja e Play Off të Botërorit, Poloni-Shqipëri për rekord

Gjysmëfinalja e Play Off të Botërorit, Poloni-Shqipëri për rekord

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull
AKTUALITET

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

by Editor
October 24, 2026
0

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull Një video intime që...

Read moreDetails
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Motra e Erjon Vishkullit nxjerr bllof Ramën: Në Itali e çoi familja, jo shteti

Motra e Erjon Vishkullit nxjerr bllof Ramën: Në Itali e çoi familja, jo shteti

October 25, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Rasti Veliaj në lupën e Ministrisë së Drejtësisë, Toni Gogu urdhëron verifikimin e 24 transferimeve në burgje

Rasti Veliaj në lupën e Ministrisë së Drejtësisë, Toni Gogu urdhëron verifikimin e 24 transferimeve në burgje

October 29, 2026
Veliaj reagon për transferimin në burgun e Fierit: Na vini në dispozicion autorizimin e Kryeministrit për sekretin shtetëror

Veliaj reagon për transferimin në burgun e Fierit: Na vini në dispozicion autorizimin e Kryeministrit për sekretin shtetëror

October 29, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al