Gjykata e Romës ka lënë në qeli 23-vjeçarin me origjinë filipinase, Mark Samson, i akuzuar për vrasjen e shqiptares Ilaria Sula.
Seanca për dhënien e masës së sigurisë është zhvilluar në burgun ku ai po mbahet dhe gjyqtarja ka rrëzuar të gjitha pretendimet e të riut.
Samson e ka deklaruar veten në sallën e gjyqit si një i ri që kishte vepruar nga dashuria, duke mos e pritur mirë shkëputjen e lidhjes. Por gjykata vlerësoi se nga mënyra si ai ka vepruar duke kryer krimin dhe më pas duke fshehur gjurmët paraqet rrezikshmëri shoqërore.