Gjykata Kushtetuese ka vendosur të pranojë për shqyrtim ankimin e paraqitur nga qeveria lidhur me rastin e zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku.
Vendimi për pezullimin e saj nga detyra u dërgua në Gjykatën Kushtetuese, nga Edi Rama, i cili refuzon ta shkarkojë të besuarën e tij
Tashmë, çështja “Balluku” do të kalojë në seancë shqyrtimi, ku pritet të vendoset nëse pezullimi i saj do të mbetet në fuqi apo do të anulohet.
Më 20 nëntor, Gjykata e Posaçme pezulloi nga detyra Belinda Ballukun, duke i ndaluar gjithashtu daljen jashtë vendit. Ajo është marrë e pandehur për shkelje në tenderin e tunelit të Llogorasë dhe po hetohet për tenderin e lotit 4 të Unazës së Madhe, ku dyshohet se fituesit janë paracaktuar.








