Friday, November 6, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Gjykata e Lartë rrëzon Kodin e ri Penal të Ulsi Manjës: Është jo human!

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Gjykata e Lartë rrëzon Kodin e ri Penal të Ulsi Manjës: Është jo human!
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi, prezantoi paraditen e kësaj të mërkure qëndrimin e mbledhjes së gjyqtarëve në lidhje me Kodin e ri Penal.

Trupa e Gjykatës ka rrëzuar kodin e Ulsi Manjës dhe Arben Rakipit duke vlerësuar se ky kod është jo human.

Sipas tyre, ky kod në vend që të ndërtohet mbi humanizëm, zgjeron logjikën ndëshkuese dhe se rritja e përgjithshme e dënimeve dhe mungesa e fleksibilitetit në caktimin e tyre rrezikon ta zhvendosë drejtësinë nga humanizmi drejt formësimit mekanik.

“Projekti, në vend që të ndërtohet mbi humanizëm, zgjeron logjikën ndëshkuese: neni 72 dhe neni 151 e çojnë burgimin maksimal deri në 45 vjet, duke devijuar nga standardet evropiane dhe duke e kthyer dënimin maksimal në koncept të pafund. Rritja e përgjithshme e dënimeve dhe mungesa e fleksibilitetit në caktimin e tyre rrezikon ta zhvendosë drejtësinë nga humanizmi drejt formësimit mekanik”.

Sipas trupës gjykuese “Dënimi nuk mund të jetë formulë aritmetike; ai kërkon gjykim njerëzor, ndjeshmëri dhe balancë. Tendenca për të paracaktuar numrin dhe llojin e dënimeve plotësuese e kufizon rolin e gjykatës në individualizimin e ndëshkimit. Po ashtu, konceptimi i dënimeve alternative mbetet i cunguar. Neni 155 ngushton nga pesë në tre vjet kufirin për zëvendësimin e dënimit me burgim, ndërsa nenet 160 dhe 163 që rregullojnë ‘lirinë e kontrolluar’ dhe ‘pezullimin me vendosje në provë’ mbivendosen në përmbajtje, duke treguar mungesë koherence”.

Ata theksojnë se “Në projekt mungon një vizion i qartë për humanizimin e drejtësisë penale. Risocializimi duhet të jetë parim themelor i Kodit, jo thjesht fazë e ekzekutimit. Një Kod Penal me filozofi humane duhet të ruajë ekuilibrin mes mbrojtjes së shoqërisë dhe dinjitetit njerëzor, duke e parë dënimin si mjet drejtësie, jo shenjë të forcës së shtetit. Përndryshe, drejtësia rrezikon të kthehet në një mjet frike, jo besimi. Një sistem që ndëshkon mekanikisht dhe pa hapësirë për arsyetim njerëzor, nuk edukon, por dëmton besimin qytetar. Qytetari duhet ta shohë ligjin si mbrojtje, jo si kërcënim”.

Gjithashtu më tej thuhet  se procesi aktual i hartimit të projektit nuk është mbështetur mbi një metodologji të saktë, dhe se ky projekt mbetet i paqartë në disa pjesë dhe i pabarazpeshuar në filozofi.

“Ndryshe nga praktikat më të mira, procesi aktual i hartimit të projektit nuk duket se është mbështetur mbi një metodologji të saktë. Relacioni shpjegues përmend nevojën për reformë, por nuk shpjegon mënyrën e ndërtimit. Mungon dokumenti orientues që përcakton filozofinë e re të drejtësisë penale dhe analiza e ndikimit kriminologjik, ekonomik e social të ndryshimeve të propozuara. Konsultimi institucional ka qenë i kufizuar dhe i pjesshëm. Si pasojë, projekti, ndonëse voluminoz dhe me risi, mbetet i paqartë në disa pjesë dhe i pabarazpeshuar në filozofi, duke rrezikuar që në vend të thjeshtojë sistemin penal, ta bëjë më të vështirë në zbatim”

Previous Post

Kunata e Belinda Ballukut konfirmon divorcin live në TV

Next Post

“Nuk duam më Kuaj Troje”, BE ndryshon rregullat për anëtarët e rinj – çfarë do të ndodhë me Shqipërinë?

Next Post
“Nuk duam më Kuaj Troje”, BE ndryshon rregullat për anëtarët e rinj – çfarë do të ndodhë me Shqipërinë?

“Nuk duam më Kuaj Troje”, BE ndryshon rregullat për anëtarët e rinj – çfarë do të ndodhë me Shqipërinë?

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Bashkëpunim për një komunitet më të informuar dhe aktiv

Bashkëpunim për një komunitet më të informuar dhe aktiv

November 6, 2026
Rënia e euros, Berisha akuzon qeverinë: Po fshihet fenomeni i narko-euros

Rënia e euros, Berisha akuzon qeverinë: Po fshihet fenomeni i narko-euros

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al