Thursday, September 10, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Gjykata e Lartë angleze bllokon ekstradimin e vrasësve të Ardian Nikulajt

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
Gjykata e Lartë angleze bllokon ekstradimin e vrasësve të Ardian Nikulajt
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata e Lartë në Londër bllokoi për momentin ekstradimin nga Anglia të pesë të kërkuarve të drejtësisë shqiptare nën dyshim e përfshirjes në vrasjen e Ardian Nikulajt në Prill 2023, në Shëngjin.

Ky është vendimi gjykatësit Justice Swift disponuar nga gazetari Top Channel, Muhamed Veliu, ku pranon kërkesën për mos tu ekstraduar në Shqipëri të Thomas Mithan, Harriet Bridgeman, Harry Simpson, Steven Hunt dhe Edmond Haxhisë, i cili sipas Prokurorisë së Lezhës ishte organizatori i vrasjes.

Sipas vendimit dhënë paraditen e kësaj të premte, gjykatësi Justice Swift ka pranuar argumentin e mbrojtjes se ish-sekretarja e shtetit për Punët e Brendshme, Yvette Cooper, nënshkroi një urdhër ekstradimi me akuzat e vjetra për vrasje për gjakmarrje, e cila u ndryshua në vrasje në bashkëpunim me paramendim.

Në të tilla argumente që kishte, gjykatësi i shpalli urdhër-arrestet të kthyera në urdhra ekstradimi si të pavlefshme.

Një tjetër argument i pranuar nga gjykata lidhet me garancitë e dhëna prej prokurorëve të Lezhës se pestë të kërkuarit nuk do të akuzohen për gjakmarrje.

Kjo garanci thuhet në vendim nuk ka më forcë vepruese pasi të dy prokurorët që e kanë lëshuar nuk janë më pjesë e drejtësisë shqiptare pasi u larguan prej vetting-ut.

Top Channel pyeti prokurorinë britanike e cila në këtë rast përfaqëson interesat e shtetit shqiptarë se çfarë ndodh pas këtij veprimi.

Një zëdhënës tha se “në emër të Republikës së Shqipërisë, është dhënë njoftim për synimin për të kërkuar leje për të paraqitur ankesë në Gjykatën e Supreme sipas nenit 114 të Aktit të Ekstradimit 2003”.

I njëjti zëdhënës konfirmoi se Haxhia, Mithan, Simpson dhe Hunt do të vijojnë të mbahen më paraburgim ndërsa Bridgeman e lirë me kusht. /Top Channel

 

Previous Post

Berisha: Edi Rama do të zhdukë portin e Durrësit për të ndërtuar ‘Dubain’ e tij!

Next Post

Konflikti në Lindjen e Mesme/A po kryen punë bllokada detare e SHBA-së ndaj Iranit?

Next Post
Konflikti në Lindjen e Mesme/A po kryen punë bllokada detare e SHBA-së ndaj Iranit?

Konflikti në Lindjen e Mesme/A po kryen punë bllokada detare e SHBA-së ndaj Iranit?

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

September 7, 2026
Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

September 4, 2026
Drogë pranë shkollave e lokaleve të natës/ 20 në pranga, operacioni nën drejtimin e Esmeralda Bashos

Drogë pranë shkollave e lokaleve të natës/ 20 në pranga, operacioni nën drejtimin e Esmeralda Bashos

September 6, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Velipojë/ Policët me kallash në lokal, AMP e Shkodrës hesht se ka ca “punë” të tjera

Velipojë/ Policët me kallash në lokal, AMP e Shkodrës hesht se ka ca “punë” të tjera

September 9, 2026
Alarmi i AKU/ Conad shet sallam me rrezik serioz për shëndetin

Alarmi i AKU/ Conad shet sallam me rrezik serioz për shëndetin

September 9, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al