GJKKO ka dënuar me 2 vite shërbim prove, ish-kryebashkiakun e Lushnjes, Fatos Tushe.
Prokuroria e Posaçme kërkoi për Tushen 17 muaj burg. Ish-kryebashkiaku i Lushnjes nuk deklaroi një apartament në bregdet.
Ish-kryebashkiaku socialist u dënua në korrik të 2022 me 2 vite e 4 muaj burg për shpërdorim detyre nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, vetëm për shpërdorim detyre, ndërsa ra vepra e shkeljes së barazisë në tendera, teksa SPAK kërkonte dënimin e tij me 5 vite.