Saturday, June 7, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Gjekmarkaj: Fabrika e përpunimit të mbetjeve shtazore në Lezhë ndot zonën

Editor by Editor
October 10, 2024
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
Gjekmarkaj: Fabrika e përpunimit të mbetjeve shtazore në Lezhë ndot zonën
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Nënkryetari i PD-së, njëkohësisht edhe deputeti i Lezhës, Agron Gjekmarkaj ka ndarw shqetësimin që vjen nga ndotja e një fabrike të përpunimit të mbetjeve shtazore tw  banorëve të Lagjes ‘Skenderbeg’ në Lezhë dhe banorëve të Grykë Zezës.

Gjekmarkaj shprehet se Bashkia e Lezhës dhe Ministria e Mjedisit nuk duhet e nuk mundet të rrinë duar e gojë lidhur për këtë realitet kaq ulëritës!

Reagimi i Agron Gjekmarkaj:

Deklaratë mbi shqetësimin e banorëve të Lagjes ‘Skenderbeg’ në Lezhë dhe banorëve të Grykë Zezës nga ndotja që shkakton Fabrika e përpunimit të mbetjeve shtazore në Lezhë!

Banorët lagjes ‘Skënderbeg’ dhe të Grykë Zezës por jo vetem ata, krejt zona përreth prej vitesh bashkëjeton me një situatë ekologjike alarmuese! Një fabrikë e përpunimit të mbetjeve shtazore ka dëmtuar rënde cilësinë e jetës së tyre edhe atë shëndetësore! Sa herë impianti ndizet një erë e tmerrshme pushton zonën!

Kjo ndodh natën dhe ditën në çdo stinë!

Nuk e kam me të dëgjuar por kam qenë personalisht dhe shqetësimi i banorëve bie në vesh të shurdhër prej vitesh. PD qe zotuar ti gjente zgjidhje kësaj problematik nëse do vinte në pushtet në vitin 2021, pasi ligjërisht një fabrikë e tillë duhet të jetë 30 km larg zonave të banuara pasi përpunon mbetje shtazore të të gjithë rajonit.

Nuk mund të jetohet në këto kushte! Personat që janë ankuar e protestuar kanë patur edhe andralla ligjore e dënime. Thuhet se laboratorët nuk pranojnë të bëjnë analiza ose i shmangen konfrontimit me pronarët dhe mbështetësit e tyre!

Një fëmijë, një plak, një grua apo burrë që e jeton jetën e tij në këtë zonë praktikisht është i dënuar të bashkëjetojë me helmimin e përditshëm. Shpesh era e qelbur pushton edhe qytetin e fshatrat përtej tij! Sipas drejtuesve të subjektit, aktiviteti funksionon sipas kritereve të përcaktuara ligjore,problemi është se era e rëndë është shumë shqetësuese për banorët e lagjes dhe me gjerë!

Fabrika njihet me emrin I.N.C.A. Ky subjekt ka detyrimin ose të përmirësojë teknologjinë sipas kritereve bashkëkohore europiane ku garantohet dimensioni ekologjik ose të spostohet dhe të gjejë zgjidhje të tjera! Bashkia e Lezhës dhe Ministria e Mjedisit nuk duhet e nuk mundet të rrinë duar e gojë lidhur për këtë realitet kaq ulëritës!

Pronari duhet të kuptojë që nuk jemi kundër kapitalizmit, industrisë dhe fitimit ( të tij në ketë rast) por jemi për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të banorëve të lagjes ‘Skenderbeg’ Grykë Zezës, lagjes ‘Nënë Tereza’ dhe mbarë qytetit të Lezhës e më gjerë!

Ai duhet të jetë vetë ca ditë aty për të kuptuar si jetojnë ata dhe sa të drejtë kanë, të gjykojë si prind, si bir i dikujt dhe si banor

Tags: gjekmarkajlezhe
Previous Post

 “Do kesh fundin e Vis Martinajt”, Bardhi i përgjigjet Sokol Ballës: Shqetësohu për fundin e Ramës

Next Post

Dhunuan efektivin e policisë në Vlorë, procedohen babë e bir

Next Post
Dhunuan efektivin e policisë në Vlorë, procedohen babë e bir

Dhunuan efektivin e policisë në Vlorë, procedohen babë e bir

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare
AKTUALITET

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare

by Editor
June 5, 2025
0

Dosja e SPAK për korrupsionin e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit vizaton LSI-në si një repart korrupsioni dhe plaçkitje me...

Read moreDetails
‘Të q* robt’/ Qytetari e kritikoi për anglishten, Erion Isai shpërthen me ofendime ndaj tij

‘Të q* robt’/ Qytetari e kritikoi për anglishten, Erion Isai shpërthen me ofendime ndaj tij

June 2, 2025
Ekzekutimi i anëtarit të grupit të Avdulajve në Durrës/ Vihen në pranga dy persona

Ekzekutimi i anëtarit të grupit të Avdulajve në Durrës/ Vihen në pranga dy persona

June 4, 2025
Zbardhen detaje të reja nga vrasja e Pjetër Kazës: 12 plumba…

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e Pjetër Kazës: 12 plumba…

June 1, 2025
Përplasje “elefantësh” për 5 milionë euro tenderë te AKSHI pasi Gerond Meçe i çon të gjithë “në gjyq”, rivaliteti me Ermal Beqirin

Përplasje “elefantësh” për 5 milionë euro tenderë te AKSHI pasi Gerond Meçe i çon të gjithë “në gjyq”, rivaliteti me Ermal Beqirin

June 2, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Ofrimi i shërbimeve online, raporti i KLSH: Institucionet, vonesa në kërkesat e përditësimeve

Ofrimi i shërbimeve online, raporti i KLSH: Institucionet, vonesa në kërkesat e përditësimeve

June 6, 2025
Taulant Balla mesazh për Kombëtaren para ndeshjes Shqipëri–Serbi: “Me za, me shpirt e zemër, sot, nesër e përherë!”

Taulant Balla mesazh për Kombëtaren para ndeshjes Shqipëri–Serbi: “Me za, me shpirt e zemër, sot, nesër e përherë!”

June 6, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al