Monday, October 19, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

 “Do kesh fundin e Vis Martinajt”, Bardhi i përgjigjet Sokol Ballës: Shqetësohu për fundin e Ramës

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
 “Do kesh fundin e Vis Martinajt”, Bardhi i përgjigjet Sokol Ballës: Shqetësohu për fundin e Ramës
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Dje në editorialin e emisionit të tij në televisionin ABC Neës, gazetari Sokol Balla duke ju referuar kreut të grupit parlamentar të PD u shpreh se: “Gazment Bardhit po i shtohen çështjet që lidhen me drejtësinë edhe SPAK sot e paralajmëroj e njoftoj se mesazhet që e lidhin me Vis Martinajn ishin të sajuara. Por duke e këshilluar që herë tjetër të mos nxitohet ai dhe të tjerët për të publikuar materiale të paverifikuara. Ndoshta një paralajmërim që ai të mos thellohet në gabimet e Salianjit pasi karma të rikthehet herë në formën e Vinit herë në formën e Visit dhe në çdo rast fundi nuk është i lumtur”.

Duke deformuar njoftim e SPAK që konfirmonte denoncimin  e Bardhit që bisedat e supozuara në SKY/ECC mes Ervis Martinaj dhe Eriges Mihasi, ishin të sajuara dhe nuk ekzistonin më asnjë dosje të SPAK, gazetari Sokol Balla thotë se: “Gazment Bardhit po i shtohen çështjet që lidhen me drejtësinë”.

Por më e rënda ishte paralajmërimi që gazetari Balla i bëri Gazment Bardhit që “të mos thellohet në denoncime”, pra të mos denoncojë më skandalet e qeverisë, sepse sipas Ballës në këtë rrugë Bardhi do të ketë vetëm dy mundësi për fundin e tij: “ose në ‘burg’ si Salianji ose ‘i zhdukur, i dyshuar si i vrarë’ si Ervis Martinaj”.

Lidhur më këtë mesazh të fundit publik ka reaguar edhe vetë Bardhi, përmes një letre të hapur drejtuar gazetarit. Bardhi shkruan se Sokol Balla duhet të shqetësohet për fundin e Edi Ramës, dhe jo për fundin e tij.

Më poshtë letra e hapur që Gazment Bardhi ka publikuar në rrjetet e tij sociale, ku ka publikuar edhe videon e mesazhit publik të gazetarit Sokol Balla:

“I dashur Kol Balla,

Familja ime, bashkëpunëtorë dhe miq të mi, më nisën të shqetësuar një video (video më poshtë – pjesë e shkëputur nga editoriali hyrës i emisionit tënd) ku më “këshilloje” që të mos thellohem në denoncime pasi karma të kthehet herë në formën e Vinit (në burg) e herë në formën e Visit (i zhdukur dhe i dyshuar se është vrarë), dhe në çdo rast fundi nuk është i lumtur.

Të falënderoj shumë për “këshillën”, por më lejo të të informoj ty dhe përmes teje Edi Ramën, se unë kam vendosur t’i shërbej interesit publik, pra do të THELLOHEM në denoncime! Por si gjithmonë, me fakte e prova!

Fati i keq i Edi Ramës dhe kujtdo që leh për llogari të pushtetit të tij është që kurrë nuk ka ndodhur që denoncimet e mija me fakte e prova të kenë rezultuar të pavërteta. Propaganda i ka sulmuar për disa ditë, por nuk e ka mbuluar dot kurrë të VËRTETËN!

Prandaj, rri i qetë dhe mos u shqetëso për fundin tim! Ndërkohë, fillo e shqetësohu seriozisht për fundin e Edi Ramës dhe të kujtdo që leh çdo ditë për llogari të pushtetit të tij!” – shkruan Bardhi.

Tags: ballabardhi
Previous Post

DOKUMENTI/ Luiz Ejlli dënohet me 1 vit burg

Next Post

Gjekmarkaj: Fabrika e përpunimit të mbetjeve shtazore në Lezhë ndot zonën

Next Post
Gjekmarkaj: Fabrika e përpunimit të mbetjeve shtazore në Lezhë ndot zonën

Gjekmarkaj: Fabrika e përpunimit të mbetjeve shtazore në Lezhë ndot zonën

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Paketa e zezë e Ramës: Ata që kryejnë akte dhune nuk do lejohet të hyjnë në vendet e BE-së

Paketa e zezë e Ramës: Ata që kryejnë akte dhune nuk do lejohet të hyjnë në vendet e BE-së

October 19, 2026
Shkakton çorientim te turmat, çfarë është LRAD, pajisja që dyshohet se ka mbërritur nga Izraeli në Rinas?

Shkakton çorientim te turmat, çfarë është LRAD, pajisja që dyshohet se ka mbërritur nga Izraeli në Rinas?

October 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al