Monday, July 20, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Gerond Meçe, ortaku i Armand Frangut, 53 milionë euro tendera nga AKSHI

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Gerond Meçe, ortaku i Armand Frangut, 53 milionë euro tendera nga AKSHI
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Gjithçka e ka zanafillën në intervistën e Arben Ahmetajt në emisionin Çim Peka Live, ku e cilësoi AKSHI-n si kopshti privat i Edi Ramës, ku miliona euro tendera shkojnë për llogari të baxhanakut të kryeministrit, Armand Frangut. Ndërsa ish-numri 2 i qeverisë nxori prova të mjaftueshme për të vënë në lëvizje institucionet e drejtësisë, emisioni Plug investigoi edhe më tej. Faktet e zbuluara do të ishin tronditëse, pasi kompanitë dhe individët e përmendur nga ish-zëvendëskryeministri kanë marrë plot 53 milionë euro nga AKSHI, por edhe disa kompani të tjera shtetërore, përfshi edhe SPAK-un. Edhe pse në pamje të parë kompanitë që kanë përfituar këto tendera kanë krijuar distancim nga familja kryeministrore, gjurmët e lëna pas ngrenë dyshime të forta për abuzim, konflikt interesi, madje edhe korrupsion.

Gerond Meçe është personi kyç i përfitimit të 53 milionë euro tendera nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit. Meçe i është futur zyrtarisht biznesit të teknologjisë në vitin 2010, kur familjarët e tij i kaluan aksionet e kompanisë ABS (Advanced Business Solutions).

Në vitin 2011, së bashku me Armand Frangun, baxhanakun e kryeministrit Edi Rama, themelojnë kompaninë B360 dhe vetëm një vit më vonë largohet nga kjo kompani, të paktën në dokumente, pasi lidhjet mes tyre do të vijojnë për shumë vite me radhë, në mos si bashkëaksionerë, si dy biznesmenë që ndajnë të njëjtën adresë. Në shkurt të vitit 2020, Gerond Meçe do të themelonte një tjetër kompani, AIBS, e cila, siç rezulton nga dokumentet, bëhet pjesë e xhirimit të milionave të marra nga tenderat e AKSHI-t. Le t’i marrim me radhë:

Sipas të dhënave të depozituara në QKB, kompania ABS ka një rritje galopante të faturimit nga viti 2012. Nëse në këtë vit, kur Rilindja dhe Edi Rama nuk kishin ardhur në pushtet, ABS e Gerond Meçes kishte një xhiro rreth 131 milionë lekë në vit, sot ajo deklaron si xhiro plot 1 miliard e 865 milionë lekë, ose 18 milionë euro. Burimi kryesor i të ardhurave të kompanisë së Gerond Meçes mbetet AKSHI, por nuk mbeten pas as institucionet e tjera.

Në vitin 2016, ABS ka përfituar tender në vlerën 30.000.000 lekë; në vitin 2018 nga Albpetrol ka përfituar 11 milionë lekë dhe në vitin 2019 nga OST rreth 35 milionë lekë. Tenderat e marra nga kjo kompani kanë vijuar periodikisht, ku në vitin 2020 KESH do t’i jepte 27 milionë lekë dhe një vit më vonë edhe OSHEE do t’i jepte 88 milionë lekë tendera. Për vitin 2024, ABS e Gerond Meçes u shpall fituese e tenderit 15 milionë lekë nga ANTA.

VITI 2016 / UKT – Tender 30.000.000 lekë

VITI 2018 / ALBPETROL – Tender 11.000.000 lekë

VITI 2019 / OST – Tender 35.000.000 lekë

VITI 2020 / KESH – Tender 27.000.000 lekë

VITI 2021 / OSHEE – Tender 88.000.000 lekë

VITI 2024 / ANTA – Tender 15.000.000 lekë

Por jo vetëm kaq. Kompania ABS e Gerond Meçes, ish-ortakut në letra të baxhanakut të kryeministrit Edi Rama dhe njëkohësisht fqinj në biznese konkurruese, rezulton e preferuara e të gjitha institucioneve shtetërore kur bëhet fjalë për investime në teknologji dhe kibernetikë. Në të dhënat e OpenCorporates nuk listohen procedurat prokuruese pranë AKSHI-t për këtë kompani. Por të dhënat e detajuara i kemi përfituar pranë OpenSpending, ku rezulton se për vitet 2014–2018 kjo kompani ka përfituar rreth 8.5 milionë euro tendera dhe për periudhën 2019–2025 pagesat nga thesari përllogariten në 4.5 miliardë lekë, apo 45 milionë euro. Nga këto, 35 milionë euro kompania e Gerond Meçes i ka përfituar vetëm nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit.

Mbi 10 milionë euro nga paratë publike, ABS i ka përfituar nga institucione si Bashkia Tiranë, Instituti i Shëndetit Publik, Parlamenti, INUK, Doganat, Tatimet, AZHBR, apo edhe institucionet e drejtësisë si SPAK-u apo Gjykata e Lartë. Bie në sy se shumë nga këto tendera janë me flamur të kuq dhe pa garë reale./Plug/

Tags: 53 milionë euroAKSHIGerond Meçeortaku i Armand Franguttendera
Previous Post

SPAK i sekuestron telefonin kreut të Policisë së Shtetit, Ilir Prodës?

Next Post

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Gjykata e Durrësit liron Arbër Paplekajn

Next Post
Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Gjykata e Durrësit liron Arbër Paplekajn

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Gjykata e Durrësit liron Arbër Paplekajn

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

July 14, 2026
Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

July 14, 2026
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Spanja kampione e botës për herë të dytë, bie mbretërimi i Messit

Spanja kampione e botës për herë të dytë, bie mbretërimi i Messit

July 20, 2026
“Hotel me 3 yje, 3500 euro”, eksperti zbardh abuzimet pas koncertit të Kanye West

“Hotel me 3 yje, 3500 euro”, eksperti zbardh abuzimet pas koncertit të Kanye West

July 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al