Saturday, November 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Gazetari: Balluku do të akuzohet për drejtim organizate kriminale

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
Gazetari: Balluku do të akuzohet për drejtim organizate kriminale
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Gazetari Poli Hoxha ka bërë deklarata të forta lidhur me hetimet ndaj ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, duke paralajmëruar zhvillime të reja nga organet e drejtësisë.

Sipas tij, hetimet e nisura nga SPAK janë intensifikuar ndjeshëm, me një grup prej rreth 10 hetuesish që po punojnë mbi çështjen, veçanërisht në drejtim të verifikimit të pasurisë.

Ai theksoi se fokusi kryesor aktual është analiza e burimeve financiare dhe dokumentacionit përkatës.

Hoxha u shpreh sot në emisionin ‘Kjo javë’ në News24 se materiali hetimor i deritanishëm, që sipas tij përbëhet nga rreth 16 mijë faqe, përfaqëson vetëm “majën e ajsbergut”, duke lënë të kuptohet se hetimet mund të thellohen edhe më tej.

Ai shtoi gjithashtu se pas vendimit të fundit të gjykatës për sekuestrimin e dhjetëra pajisjeve, prokuroria po tregohet skrupuloze dhe pritet të ndërmarrë masa të reja në vijim.

Në deklaratën e tij, gazetari ngriti pretendimin se Belinda Balluku mund të përballet jo vetëm me akuza për korrupsion, por edhe për drejtim të një organizate kriminale, duke e cilësuar këtë si një zhvillim të mundshëm në fazat e ardhshme të hetimit.

“Për Ballukun u mblodh dhe grupi parlamentar. Gjërat e vërteta janë atje ku është ‘hamxhiu’ prokurorët e çështjes. Nga pikëpamja e SPAK, grupi që po heton është bërë me 10 hetues, është bërë një BKH në këtë rast, sidomos te hetimi i pasurisë. Në të gjitha rastet, te këta që kanë qenë ministra, janë përdorur shumë gjëra. Kur u mor vendimi i gjykatës para pak ditësh për sekuestrimin e 90 aparaturave, pasi po tregohen skrupuloz.

Do të shkohet me një masë të re, shpejt e shoh këtë gjë. Këtë radhë, aq sa dimë dhe sa kanë dalë, me 16 mijë faqe që kanë dalë, është vetëm maja e ajsbergut. Zonja Balluku do të përfundojë me akuzën për organizatë kriminale, më keq nga të gjithë. Përveç korrupsionit që s’ia kanë kaluar akoma. Se do i dalë te hetimi i pasurisë.”, tha ai.

Previous Post

Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Next Post

Rritet çmimi i gazit më 10 lekë për litër, arrin në 75 lekë

Next Post
Rritet çmimi i gazit më 10 lekë për litër, arrin në 75 lekë

Rritet çmimi i gazit më 10 lekë për litër, arrin në 75 lekë

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

November 6, 2026
Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al