Thursday, June 19, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Gazeta italiane: Ferri në kampin e Gjadrit, 45 tentativa plagosjesh dhe protesta të dhunshme

Editor by Editor
June 18, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Gazeta italiane: Ferri në kampin e Gjadrit, 45 tentativa plagosjesh dhe protesta të dhunshme
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një artikull i publikuar nga gazeta italiane “Domani” ka hedhur dritë mbi një realitet alarmues në qendrën e riatdhesimit në Gjadër, Shqipëri – një strukturë e ndërtuar nga marrëveshja italiane për të strehuar emigrantët e refuzuar.

Sipas raportimit, që nga fillimi i funksionimit të saj janë regjistruar të paktën 45 episode vetëlëndimesh, protestash dhe tentativash për vetëvrasje. Një shifër tronditëse që hedh hije të rënda mbi humanizmin e kësaj politike migratore.

Emigrantët e ndaluar në këtë qendër, që sipas vlerësimeve jozyrtare janë rreth 80 persona në muaj, jetojnë në kushte të tilla izolimi që kanë humbur ndjesinë e kohës – pyetja e tyre e parë ndaj vizitorëve është gjithmonë “Çfarë dite është?” dhe “Çfarë ore është?”. Në mungesë të çdo kontakti me botën e jashtme – pa celularë, pa orë, me televizorë që nuk funksionojnë – të ndaluarit përjetojnë një shkëputje të thellë nga realiteti. Për më tepër, përdorimi i barnave psikotrope është kthyer në mjet për të qetësuar apo përgjumur gjendjen e tyre emocionale, duke shuar çdo ndjesi kontrolli mbi jetën personale.

Ajo që Domani përshkruan është një strukturë sterile, e pastër, por e ftohtë dhe çnjerëzore – një burg modern ku vuajtja nuk bërtet me zë, por tretet në heshtje. Kjo qendër, ndryshe nga burgjet italiane të cilat përballen me stërngarkesë dhe protesta të hapura, ofron një realitet të heshtur dhe të kontrolluar, ku mungesa e lirisë nuk është vetëm fizike, por edhe mendore.

Sipas prestigjozes italjane, më e rënda mbetet mungesa totale e transparencës. Të dhënat zyrtare nuk ekzistojnë, as për publikun dhe as për parlamentarët italianë që kërkojnë t’i vizitojnë këto struktura. Deputetët dhe eurodeputetët që kanë tentuar të ushtrojnë të drejtën e tyre për kontroll janë përballur me pritje të gjata, vonesa të qëllimshme dhe pengesa të qarta.

Qendra në Gjadër ndodhet rreth një orë larg nga Tirana, në një zonë të izoluar mes malesh dhe lumit Drin, një vend i menduar enkas për të qëndruar jashtë syve të medias dhe opinionit publik. Sot, kjo strukturë po simbolizon gjithnjë e më shumë jo zgjidhjen e krizës migratore, por dështimin moral të saj.

Ky raportim tronditës ngre alarmin jo vetëm për Shqipërinë si vend mikpritës i kësaj qendre, por mbi të gjitha për Italinë dhe Bashkimin Evropian, që përmes marrëveshjeve të tilla po e zhvendosin barrën e humanizmit në periferi, ndërsa në thelb po krijojnë hapësira ku dinjiteti njerëzor asgjësohet në heshtje.

Previous Post

U zhyt në lumë për t’i shpëtuar nga mbytja, shqiptari bën tatuazh fytyrat e dy fëmijëve të ndjerë

Emri/ Kapet me armë dhe kokainë i forti tjetër i Myslym Shyrit
AKTUALITET

Emri/ Kapet me armë dhe kokainë i forti tjetër i Myslym Shyrit

by Editor
June 14, 2025
0

Gjatë operacionit, në rrugën “Ali Demi” janë ndaliar Krisald Kundraxhi dhe Jurgen Kovaçi. Gjatë kontrollit fizik dhe më tej të...

Read moreDetails
Tjetër SKANDAL! Avion me probleme teknike, Wizz Air mban “peng” 30 orë pasagjerët

Tjetër SKANDAL! Avion me probleme teknike, Wizz Air mban “peng” 30 orë pasagjerët

June 14, 2025
Kush i mori lejet e kullave në Tiranë? Ja skema “Oktapod” e Samir Manes me firma fantazmë me bilance negative

Kush i mori lejet e kullave në Tiranë? Ja skema “Oktapod” e Samir Manes me firma fantazmë me bilance negative

June 16, 2025
Gjendet një trup i pajetë te “Bulevardi i Ri” në Tiranë

Gjendet një trup i pajetë te “Bulevardi i Ri” në Tiranë

June 17, 2025
Milionerët e rinj të Kuvendit, kush janë deputetët me llogari bankare plot

Milionerët e rinj të Kuvendit, kush janë deputetët me llogari bankare plot

June 13, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Gazeta italiane: Ferri në kampin e Gjadrit, 45 tentativa plagosjesh dhe protesta të dhunshme

Gazeta italiane: Ferri në kampin e Gjadrit, 45 tentativa plagosjesh dhe protesta të dhunshme

June 18, 2025
U zhyt në lumë për t’i shpëtuar nga mbytja, shqiptari bën tatuazh fytyrat e dy fëmijëve të ndjerë

U zhyt në lumë për t’i shpëtuar nga mbytja, shqiptari bën tatuazh fytyrat e dy fëmijëve të ndjerë

June 18, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al