Tensionet janë përshkallëzuar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para godinës së Kryeministrisë, ku protesta është shoqëruar me përplasje mes protestuesve dhe forcave të Policisë.
Në kulmin e tensioneve, disa persona të maskuar kanë hedhur pllaka trotuari dhe sende të forta në drejtim të efektivëve të Policisë, të cilët janë vendosur në mbrojtje të institucioneve.
Nga ana tjetër, Policia u është përgjigjur protestuesve me ujë dhe gaz lotsjellës, duke rritur më tej tensionet në zonë. Dy automjete ujëhedhëse janë pozicionuar përpara Kryeministrisë, ndërsa situata në bulevard mbetet e tensionuar.







