Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home Sport

Gati për gjyq, Shehi çon Tiranën në Federatë. Në pritje është akoma… Partizani

Editor by Editor
in Sport
0
Gati për gjyq, Shehi çon Tiranën në Federatë. Në pritje është akoma… Partizani
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Orges Shehi ndërmerr hapa konkretë në drejtim të Tiranës. Trajneri i pezulluar i bardhebluve ka dorëzuar në FSHF dhe për Tiranën një shkresë njoftuese. Trajneri i shkarkuar apo i pezulluar, dhe kjo varet nga interpretimi që i bëjnë situatës palët, ka kërkuar zbatimin korrekt të kontratës dhe detyrimeve.

Një lëvizje kjo që pritej nga trajneri, i cili qëndron i emëruar në krye të bardhebluve, ndonëse është i pezulluar nga puna. Tirana, nga ana e saj, pritet të përmbushë kontratën mes palëve, pasi e ka detyrim ose do ta kalojë në heshtje.

PËRPLASJA – Tirana dhe Orges Shehi janë në një marrëdhënie dhe nëse njëra palë nuk përmbush kontratën, atëherë shkallët e veprimeve mund të jenë të ndryshme si nga njëra dhe tjetra palë.

Nga ana e trajnerit mund të ketë një vendim për kalimin e çështjes në gjyq për të prishur kontratën që ka me KF Tiranën për mospërmbushje detyrimesh.

Edhe KF Tirana mund të kërkojë prishjen e kontratës. Në fund, dhe më e logjikshmja është që Tirana dhe Orges Shehi mund ta mbyllin bashkëpunimin me marrëveshje, pa shkuar nëpër gjyqe, por kjo është në dëshirë të palëve.

ÇFARË NDODHI – Tirana pas sfidës me Laçin pezulloi Orges Shehin. Krisja mes klubit Tirana dhe Orges Shehit kishte kohë dhe nuk ishin dy humbjet me Erzenin e Laçin. Akulli mes palëve nisi që kur Orges Shehi donte të largohej nga Tirana në fund të sezonit të shkuar.

Shehi qëndroi, me Tiranën që i plotësoi kushtet financiare dhe i premtoi një skuadër fituese. Klubi, ama, nuk i mori lojtarët që donte Shehi, por drejtuesit e ndërtuan vetë ekipin, sipas filozofisë së tyre. Më pas erdhën disa përplasje në heshtje, por nuk pati dorëheqje nga trajneri. Pas dy rezultateve të dobëta erdhi pezullimi i famshëm.

PARTIZANI – Duam apo nuk duam, tashmë është pothuajse zyrtar pëlqimi i të kuqve për Orges Shehin. Gazeta mëson se Partizani e do me ngulm Orges Shehin si trajner të vetin. Për këtë qëllim klubi nuk po emëron trajner tjetër, pas largimit të Zoran Zekiçit. Shehi pëlqehet nga Gaz Demi, Olsi Rama dhe të gjithë drejtuesit e tjerë të ekipit, të cilët e duan në krye të Partizanit.

Previous Post

Humb betejën me kancerin producenti legjendar

Next Post

Aksident rrugor/ Makina përplas 60-vjeçarin

Next Post
Aksident rrugor/ Makina përplas 60-vjeçarin

Aksident rrugor/ Makina përplas 60-vjeçarin

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Emërohen dy zëvendësministra të rinj – EMRAT

Emërohen dy zëvendësministra të rinj – EMRAT

October 21, 2026
Skandali- Policia e Tiranës kërcënon Capital T pas mbështetjes për protestën (AUDIO-PËRGJIMI)

Skandali- Policia e Tiranës kërcënon Capital T pas mbështetjes për protestën (AUDIO-PËRGJIMI)

October 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al