Punonjësit e Gardës po kontrollojnë deputetët e opozitës para hyrjes në sallën e Kuvendit, ndërsa ata kanë paralajmëruar bllokim të punimeve, teksa sot do të diskutohet buxheti 2024.
Deputeti demokrat Asllan Dogjani i quajti ata diktatorë.
Deputetët demokratë janë përplasur me punonjësit e Gardës që në hyrje të sallës së Kuvendit.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka kërkuar që të hyjnë deputetët e tjerë, dhe ka pasur një përplasje mes Gazment Bardhit dhe Lefter Gështenjës me punonjësit e gardës.