Policia ka zbuluar një tjetër bazë që shërbente për furnizimin me armë dhe municion të grupeve kriminale.
Baza me armë u zbulua në fshatin Shkallnur të Durrësit, ndërsa u vendosën në pranga 2 të rinj.
Ndërkohë policia gjeti dhe sekuestroi 4 armë zjarri kallashnikovë me 20 krehra, qindra fishekë luftarak, 1 motomjet që shërbente për të lëvizur dhe transportuar armët e municionin, me qëllim shitjen, 63 700 lekë dhe një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis sativa.
Dy të rinjtë dyshohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë, gjatë muajve të fundit, kanë shitur sasi armatimi dhe municioni luftarak.