Thursday, November 5, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

FSHF lë Kombëtaren pa ultras, Anëtari i TKZ: Na thanë mos kundërshtoni Euro 2027 me Serbinë, mungojmë në ‘Wembley’

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE, Sport
0
FSHF lë Kombëtaren pa ultras, Anëtari i TKZ: Na thanë mos kundërshtoni Euro 2027 me Serbinë, mungojmë në ‘Wembley’
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Në prag të dy ndeshjeve që Shqipëria luan për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, ato kundër Anglisë në Londër më 21 mars dhe kundër Andorrës më 24 mars në Tiranë, ka ndodhur përplasje mes Tifozave Kuq e Zi të Kombëtares dhe Federatës Shqiptare të Futbollit .

FSHF ka vendosur që të gjitha biletat e rezervuara t’i nxjerrë në shitje online, duke përfshirë edhe ato të përcaktuara për “lojtarin e 12-të”, Tifozat Kuq e Zi që kanë një vend të caktuar në stadium.

Për gazetarin Andi Kapxhiu në Report Tv foli edhe Mirjan Aliaj, anëtari i TKZ. Ai tha se kjo situatë ka ardhur pasi grupimi kundërshtoi bashkorganizimin e Euro 2027 mes Shqipërisë dhe Serbisë.

Aliaj sqaron se në ‘Wembley’ të Londrës dhe në Tiranë për Andorrës TKZ nuk do ketë organizim, pasi biletat për sektorin e tyre janë në shitje dhe FSHF “i ka prerë në besë”.

“Marrëdhëniet TKZ dhe FSHF – Ne e kemi mbështetur prej dekadash Kombëtaren dhe kemi pasur një bashkëpunim me FSHF-në për sektorët dhe stadiumin. Pasi ne kundërshtuam bashkorganizimin e Euro 2027 mes Shqipërisë dhe Serbisë, në një takim na kanë thënë “shiko, mos na kundërshtoni për këtë”, pasi nuk duhet ta bëni. Kjo gjë bie ndesh për ne dhe është e panegociueshme, këtu ishte pika e thyerjes. Tanimë nuk na japin bileta dhe na kanë shpallur një lloj “lufte”.

Biletat në Wembley dhe me Andorrën? Kemi pasur kontakte me FSHF-në, na kanë thënë do pajisemi dhe më pas biletat dolën online. Na kanë ‘prerë në besë’ sepse nuk na dhanë bileta. Nuk na njoftuan, edhe sektori ynë ka qenë në shitje, këtu e kemi marrë përgjigjen. Anëtarët e TKZ nuk do jenë të organizuar në Wembley, sepse nuk kemi bileta. Për momentin nuk jemi, vetëm ata që i kanë siguruar në mënyrë individuale.

Bojkot? Nuk them dot asgjë, sepse nuk kemi një vendim. Biletat me Andorrës nuk janë shitur dhe kjo është hipokrizia e FSHF-së. Ne e mbështesim ekipin në çdo ndeshje, qoftë me ekip të fortë apo të dobët. FSHF ka interesa ekonomike dhe nuk vepron me ideale siç veprojmë ne.

Pse jeni kundër Europianit 2027 me Serbinë? Sporti është sport, arti art. Unë si Mirjan nuk mund ta ndaj nga historia. Pse ky ngut për Europianin me Serbinë, pse nuk e bëmë me Kosovën? Kosova ka marrë përsipër Lojërat Mesdhetare dhe po krijojnë një infrastrukturë. Mund ta bënim me Kosovën dhe një tjetër shtet, pse me Serbinë?! Është FSHF që përzjen sportin me politikën.

Apeli i TKZ? FSHF-së i themi të jenë seriozë. Ato që thonë duhet t’i zbatojnë, nuk kanë sjellje institucionale. Janë në kohë të tërhiqen nga Euro 2027 me Serbinë, sporti duhet të ecë para në mënyra të tjera. E treta, ideali na ka dërguar para. Kemi 21 vite si TKZ dhe do ia dalim, nuk kemi qëllime as politike dhe ekonomike. Ne kemi idealin e patriotëve. Të gjithë jemi të përkohshëm, Shqipëria mbetet.

Në grup me Serbinë, në qershor në Tiranë? Dëshira është të jemi të parët në grup, të kalojmë edhe Anglinë. Serbinë nuk e llogarisim në çdo aspekt. Do ‘e presim sa më mirë’, siç e meritojnë”, tha anëtari i Tifozave Kuq e Zi për Report Tv.

Previous Post

Ish-deputeti demokrat, Myslim Murrizi paraqitet në SPAK

Next Post

Drejtori i Veliajt paraqitet në SPAK

Next Post
Drejtori i Veliajt paraqitet në SPAK

Drejtori i Veliajt paraqitet në SPAK

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

October 24, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Alarmi i BE: Qeveritarët e korruptuar po ruajnë pasurinë, SPAK konfiskoi vetëm 100 mijë euro

Alarmi i BE: Qeveritarët e korruptuar po ruajnë pasurinë, SPAK konfiskoi vetëm 100 mijë euro

November 4, 2026
Urim Fiku u qëllua me pistoletë dhe sopatë! Gruaja dhe i biri tentuan ta varrosnin pa ekspertizë

Tradhtia shkak i vrasjes së 61-vjeçarit? Pas krimit, nënë e bir hodhën rrobat në tualet/ Detajet

November 4, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al