Sunday, May 25, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Frika nga SPAK / Qeveria anulon tenderin për dreka e darka për promovimin e bashkive, aheng dhe fjetje në hotele

Editor by Editor
January 7, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Frika nga SPAK / Qeveria anulon tenderin për dreka e darka për promovimin e bashkive, aheng dhe fjetje në hotele
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Disa javë më parë, VoxNews publikoi një investigim sesi qeveria planifikonte promovimin e bashkive duke organizuar dreka dhe darka. Madje, takimet do të kryheshin para zgjedhjeve të përgjithshme të muajit maj 2025. Redaksia hulumtoi dhjetëra dokumente, të cilat tregonin se gjithçka ishte propagandë, nga disa agjenci të krijuara vetëm e vetëm për t’i shërbyer votës.

Por, disa javë pas këtij denoncimi, Operatori i Blerjeve të Përqendruara me në krye Arlinda Pogaj ka nxjerrë një tjetër njoftim, ku kësaj herë shkruan se “procedura do të anulohet”. Zyrtarisht shkruhet se s’ka pasur firma të interesuara, por tenderi në fakt ishte abuziv dhe paratë do të shpenzoheshin për fushatë.

Denoncimi i VoxNews/ Anulohet tenderi 164 mijë euro për promovimin e

Faksimile: Njoftimi i anulimit të tenderit për promovimin e bashkive

Dokumenti i mësipërm është njoftimi që ka nxjerrë Operatori i Blerjeve të Përqendruara, e cila disa javë më parë hapi tenderin me objekt “shërbime, materiale promocioni për Agjencinë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore”.

Fondi limit i kësaj procedure ishte 16.145.866 lekë pa tvsh ose 164 mijë euro. “Arsyet e anulimit për shkak se në procedurat me faza nuk është dorëzuar asnjë kërkesë e përshtatshme” thuhet në këto dokumente.

Në prill të vitit të kaluar, 2024, u krijua Agjencia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore, e cila kishte si synim informimin e institucioneve publike, grupeve të interesit dhe qytetarëve për çështjet e vetëqeverisjes vendore. Në letra shkruhen fjalitë klishe për koordinimin e institucioneve publike qendrore dhe vendore për problemet.

Në muajin tetor 2024, VoxNews publikoi dokumentet e këtij tenderi. Agjencia kërkonte kryerjen e videove rreth 2-3 minuta, me cilësi shumë të mirë, pra kronika të gatshme për televizionet.

“Teksti i shkruar duhet të jetë i pranishëm si subtitle dhe të përfshijë informacionin kyç në shqip dhe në anglisht, kur është e nevojshme, madje duhet edhe një ekip profesionist me përvojë në regjistrimin e videos. Kërkohen 5 video prezantuese, për promovimin e aktiviteteve të realizuara nga Agjencia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore, ku të evidentohen asistenca dhe mbështetja e institucionit kundrejt bashkive” thuhej në dokumente.

Kërkohej një kompani që t’u bënte edhe mbledhjet. “Kërkohet një organizator për 10 mbledhje të Këshillit Konsultativ, ku 6 takime në Tiranë dhe 4 takime në qytete të tjera me distancë 20-80 km dhe 2 takime në qytete të tjera me distancë 81-280 km nga Tirana. Kërkohet rezervim salle për 1/2 ditë, me kapacitet 60 – 80 persona. Foni për sallën, projektor ose ekran të madh qendror. Kafe, çaj, ujë, biskota, kek për pjesëmarrësit. Kërkohen të zhvillohen edhe 10 evente në Tiranë” shkruhej në dokumente.

Lista vijonte edhe me kërkesën për transportin e 30 personave jashtë Tirane në distancë 150-200 km larg. “Akomodim në hotel për 40 persona, 2 ditë qëndrim dhe 1 natë fjetje. Ushqim për pjesëmarrësit për 4 vakte (drekë, darkë, mëngjes, drekë). Rezervim salle 2 ditë”, thuhet në një nga kërkesat./PRAPASKENA

Previous Post

Video/ Momenti kur autori i vrasjes së Ramazan Matajt largohet me biçikletë pas krimit

Next Post

“Kam marrë tendera 2 milionë euro”, dëshmia e Dumanit ngjall debate në GJKKO

Next Post
“Kam marrë tendera 2 milionë euro”, dëshmia e Dumanit ngjall debate në GJKKO

“Kam marrë tendera 2 milionë euro”, dëshmia e Dumanit ngjall debate në GJKKO

“Mbreti i Durrësit”, kush është Xhevdet Troplini , Poja që Berisha thotë se Rama ia çoi Veliajt në qeli
AKTUALITET

“Mbreti i Durrësit”, kush është Xhevdet Troplini , Poja që Berisha thotë se Rama ia çoi Veliajt në qeli

by Editor
March 7, 2025
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një deklaratë të fortë gjatë një konference për mediat, duke akuzuar Ministrin...

Read moreDetails
Ekskluzive/ Momenti i vrasjes së 29-vjeçarit Ermir Dedja (VIDEO)

Ekskluzive/ Momenti i vrasjes së 29-vjeçarit Ermir Dedja (VIDEO)

May 20, 2025
URGJENTE/ KUJDES NGA UBA Bank: Mungesë transparence dhe sigurie në pagesat online

URGJENTE/ KUJDES NGA UBA Bank: Mungesë transparence dhe sigurie në pagesat online

May 22, 2025
U godit sot nga SPAK/ Nexhmedin Danaj, bashkëshorti i ish-drejtoreshës së “Rilindjes”

U godit sot nga SPAK/ Nexhmedin Danaj, bashkëshorti i ish-drejtoreshës së “Rilindjes”

May 21, 2025
Lajmi i fundit/ Artan Lame nuk ja del dot, ndërron jetë

Lajmi i fundit/ Artan Lame nuk ja del dot, ndërron jetë

May 23, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

“Alimehmeti meriton të jetë në Parlament”/ Aspiron drejtimin e PD? Ja si përgjigjet Tabaku

“Alimehmeti meriton të jetë në Parlament”/ Aspiron drejtimin e PD? Ja si përgjigjet Tabaku

May 24, 2025
Skandali në Gramsh / Fëmijët e kopshtit u helmuan nga salmonela, dyshohet për 70 të infektuar

Skandali në Gramsh / Fëmijët e kopshtit u helmuan nga salmonela, dyshohet për 70 të infektuar

May 24, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al