Ky është Ermir Dedja, 29-vjeçari i cili mbeti i vrarë në atentatin e ndodhur mesnatën e së martës në Durrës.
Dedja u qëllua me armë nga persona të maskuar të cilët ende nuk janë identifikuar.
29-vjeçari njihet si person me precedent penal. 10 vjet më parë, në 2015, ishte arrestuar si i dyshuar për shitjen e një sasie lënde narkotike dy shtetasve nga Hasi, që do e trafikonin në Kosovë.
Dy vite me pas, ne 2017, është ndaluar për përkrahje të autorit të një plagosjeje dhe mbajtjen pa leje të një thike që iu gjet gjatë kontrollit fizik.