Detaje dalin nga krimi në Shkodër ku 34-vjeçari Kolë Manaj qëlloi me armë zjarri partneren e tij, Anila Prendushi, dhe më pas veten.
44-vjeçarja Anila Prendushi mësohet se është nënë e 3 fëmijëve dhe pas divorcit me ish-bashkëshortin kishte nisur lidhje dashurie me Kolë Manajn.
Sipas burimeve, çifti mësohet se bashkëjetonin prej 5 vitesh. Kolë Manaj dhe Anila Prendushi u gjetën brenda automjetit tip Wolkswangen rreth orës 11:15 në lagjen “Mark Lula”.
34-vjeçari mësohet se ka humbur jetën si pasojë e plagës së marrë me armë zjarri, ndërsa Anila Prendushi është dërguar në spital në gjendje shumë të rëndë.
Nga veprimet e para rezulton se automjeti nuk ka dëmtime të jashtme të shkaktuara nga armë zjarri. Në brendësi të automjetit është gjetur një armë zjarri pistoletë.
Mësohet se mes çiftit ka pasur një konfikt brenda automjetit dhe më pas janë dëgjuar të shënat me armë. Ka qenë kalimtarë që gjetën çiftin brenda automjetit, ndërsa 44-vjeçarja mësohet se ka marrë 1 plumb në kokë.
Raportimi i policisë:
Rreth orës 11:15, në lagjen “Mark Lula”, janë gjetur në një automjet, shtetasi K. M., 34 vjeç dhe shtetasja A. P., me plagë të shkaktuara nga armë zjarri.
Shtetasi K. M. ka humbur jetën, ndërsa shtetasja A. P. është dërguar në spital, në gjendje shumë të rëndë.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë veprimet hetimore për rastin.
Nga veprimet e para rezulton se automjeti nuk ka dëmtime të jashtme të shkaktuara nga armë zjarri. Në brendësi të automjetit është gjetur një armë zjarri pistoletë.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.