Wednesday, July 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home Sport

Foto/ Broja ikën nga Chelsea, tifozët e “Bluve” bëhen emocionalë: Nuk do të harrojmë kurrë!

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in Sport
0
Foto/ Broja ikën nga Chelsea, tifozët e “Bluve” bëhen emocionalë: Nuk do të harrojmë kurrë!
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Pas plot 16 vitesh të kaluar te Chelsea, sulmuesi shqiptar Armando Broja ka mbyllur aventurën me “Blutë” e Londrës.

Futbollisti 23-vjeçar ka vendosur të firmosë me skuadrën e Burnley-t, duke nisur një kapitull të ri në karrierën e tij në Premier League.

Broja i është bashkuar akademisë së Chelsea që në moshën 7-vjeçare, duke kaluar në të gjitha grupmoshat dhe duke debutuar me ekipin e parë në vitin 2020.

Gjatë këtyre viteve, ai u huazua edhe te ekipe si Vitesse, Southampton, Fulham dhe Everton duke fituar eksperiencë të vyer në elitën e futbollit anglez.

Edhe pse largimi i tij ka lënë një boshllëk emocional te disa tifozë, shumica e mbështetësve të Chelsea-t kanë reaguar pozitivisht në rrjetet sociale, duke i uruar Brojës suksese në aventurën e re.

Shumë prej tyre theksojnë se do të mbetet gjithmonë një “produkt i akademisë”, ndërsa e vlerësojnë për profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar ndër vite.

Transferimi te Burnley pritet t’i japë Brojës më shumë minuta dhe stabilitet, në një skuadër ku ai mund të jetë protagonist absolut. Kalimi i tij është konsideruar si një hap i rëndësishëm për të rigjetur formën më të mirë, një gjë kjo që mund ta ndihmojë dhe me Kombëtaren shqiptare.

Me këtë lëvizje, mbyllet një epokë e gjatë për Brojën te Chelsea, por nis një sfidë e re, në të cilën sytë do të jenë të gjithë mbi të.

   

Previous Post

Horoskopi/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Next Post

DW: Thatësirë rekord në Europë këtë verë! Ja shtetet më të prekura, mes tyre Kosova

Next Post
DW: Thatësirë rekord në Europë këtë verë! Ja shtetet më të prekura, mes tyre Kosova

DW: Thatësirë rekord në Europë këtë verë! Ja shtetet më të prekura, mes tyre Kosova

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

July 21, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Bllokuan punonjësit e Tatimeve brenda resortit në Golem, arrestohen 5 persona/ Emrat

Bllokuan punonjësit e Tatimeve brenda resortit në Golem, arrestohen 5 persona/ Emrat

July 19, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

‘Po zbrazet vendi’, sondazhi i IRI godet qeverinë: Emigrimi dështimi numër një, pas tij korrupsioni dhe çmimet

‘Po zbrazet vendi’, sondazhi i IRI godet qeverinë: Emigrimi dështimi numër një, pas tij korrupsioni dhe çmimet

July 21, 2026
Kush përfiton nga “investitori strategjik”?

Kush përfiton nga “investitori strategjik”?

July 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al