Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Formula 1 si mjet për të manipuluar perceptimet e brendshme dhe globale të Shqipërisë Europiane

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
Formula 1 si mjet për të manipuluar perceptimet e brendshme dhe globale të Shqipërisë Europiane
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Irena Beqiraj
“Ambicia është që Shqipëria 2030, të jetë vendi mikpritës i garës së Formula 1, diçka e pakonceptueshme deri para disa kohe. Ja që ne ia dalim edhe aty ku në një farë mënyre basti duket i pamundur.” thotë Kryeministri Rama.
Kaq ka mjaftuar edhe në listën e prioriteveve të investimeve publike janë parshikuar 190 milionë euro për ndërtimin e pistës së Elbasanit. Ekonomiksi I ndërtimit të këtyre fasiliteteve sygjeron që 190 milionë euro nuk është stratosferike sic thotë opozita por, një shumë e pamjaftueshme për të ndërtuar këto pista . Padyshim si cdo parashikim I këtij lloji fillon me pak por gllabëron shumë më shumë para nga buxheti I shtetit.
Si në cdo rast përdorimi I fondeve publike për financimin e organizimit të ngjarjeve të mëdha sportive si F1 justifikohen nga idea se këto investime ndikojnë në rritjen e aktivitetit ekonomik. Sipas qëverisë se kostot e këtyre ngjarjeve ja vlejnë, sepse rrisin turizmin dhe krijojnë një efekt identiteti që promovon vendin ose qytetin mikpritës.
Pra F1 dhe pista e saj, do të jënë “një motor i ekonomisë” sic e quan Rama por duhet theksuar “i ekonomisë së bazuar konsum”, edhe do të ndikojë në në marketimin e vendit ose në mënyrën sesi Elbasani apo Shqipëria do ta shohë veten ,
Për ekonomistët e zhvillimit bast I pamundur për Shqipërinë do të ishte një ekonomi e bazuar në prodhim dhe jo ne konsum dhe një Shqipëri që flet vet edhe nuk ka nëvojë për shumë kallauz ose marketing kaq të shtrenjtë.
Ndërsa për një taksapagues paratë e të cilit do të shkojnë për të arritur bastet e pamundura të vizionit afatshkurtër të Kryeministrit pyetja do të ishte sa është përfitimi ekonomik që ka vendi nga investimi i parave të buxhetit në një pistë të F1?
Duke qënë se vizioni i qartë I qeverisë nuk i pranon studimet e fisibilitetit si një instrument për të mbështetur vendimarrjet, le ti referohemi eksperiencës europiane.
Te dhënat dhe studimi I efekteve ekonomike të prekshme të garave F1 në rajonet europiane nuk e mbështesin pretendimit se mikpritja e një eventi të garave F1 sjell efekte pozitive në Prodhimin e Brendëshëm Bruto për banorë, punësim ose turizëm në rajonet europiane. Përkundrazi, duket se lënë prapa një trashëgimi negative ekonomike qe materializohen tre deri në katër vjet pas eventit .
E pra argumenti se përdorimi i fondeve publike për të organizuar gara F1 është një investim i arsyeshëm qoftë edhe për nxitjen e ekonomsë së konsumit bje. Shumica e studiuesve ekonomikë bien dakord se ato ekzistojnë vetëm në letër dhe kurrë nuk kthehen në realitet .
Por mungesa e përfitimeve ekonomike nuk do të thotë që organizimi I F1 nuk ka asnjë vlerë. Që në lashtësi sportet janë përdorur për të shpërqendruar masat, për të testuar politikat e jashtme, për të shkrirë tensionet diplomatike dhe për të transmetuar mesazhe politike dhe shoqërore.
Shfrytëzimi i sporteve nga fashistët, diktatorët dhe udhëheqësit ushtarakë për të përmirësuar reputacionin dhe për të legjitimuar autoritetin e tyre përfshin një spektër shembujsh të pafund. Fakti që kjo praktikë e përdorimit të sportit për konsolidimin e pushtetit , vazhdon deri në kohët bashkëkohore, tregon autokratët modernë nxjerrin mësime të vlefshme nga gabimet e paraardhësve të tyre.
Pra në vend të “një motorri ekonomik” F1 do të jetë një mundësi ekselent e shfrytëzimit të pupullaritetit të këtij sporti brenda kulturës popullore për të manipuluar perceptimet e brendshme dhe globale të Shqipërisë Europiane .
E pra Rama e ka mësuar leksionin që vjen nga historia. Taksa paguesit e këtij vendi akoma jo !

Previous Post

SKEMA/ Si çau Sokol Tasha në Bulqizë, ERE nis procedurat e licencimit për Solar Park Gjoricë: Banorët gati për protesta, projekti në pikëpyetje

Next Post

Kremlini zbulon orarin e takimit Putin-Trump në Alaskë

Next Post
Kremlini zbulon orarin e  takimit Putin-Trump në Alaskë

Kremlini zbulon orarin e takimit Putin-Trump në Alaskë

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh
AKTUALITET

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

by Redaktor Redaktor
September 12, 2026
0

Një ngjarje tragjike ka tronditur zonën e Belshit, ku elektricisti i OSHEE-së, Klajd Zekthi, ka humbur jetën teksa ndodhej në...

Read moreDetails
Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

December 30, 2024
SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

September 9, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

September 4, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Luxair sjell Luksemburgun përmes linjës së re me Tirana International Airport

Luxair sjell Luksemburgun përmes linjës së re me Tirana International Airport

September 15, 2026
I njohur si “mbreti i arratisjeve”, si u lejua Alket Rizai të dilte 16 herë nga burgu?

I njohur si “mbreti i arratisjeve”, si u lejua Alket Rizai të dilte 16 herë nga burgu?

September 15, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al