Monday, July 20, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Flamingot bëjnë ‘valixhet’ gati, Rama dorëzohet përballë 4 mld eurosh të investimit në Zvërnec

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE
0
Flamingot bëjnë ‘valixhet’ gati, Rama dorëzohet përballë 4 mld eurosh të investimit në Zvërnec
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu, njëjtë si shefi i saj, Edi Rama, ka dalë publikisht në mbështetje të projektit turistik në Zvërnec, duke e cilësuar investimin prej 4 miliardë eurosh si një mundësi të madhe për ekonominë shqiptare.

Sipas saj, Shqipëria duhet të ndjekë modelin e vendeve të Mesdheut si Mali i Zi, Kroacia, Greqia dhe Turqia, të cilat e kanë kthyer turizmin në motor zhvillimi ekonomik.

Koçiu argumenton se projekti do të krijojë vende pune, do të rrisë standardet e turizmit dhe do të gjenerojë investime të tjera në zinxhir në të gjithë vendin.

“Investimi prej 4 miliardë eurosh në Zvërnec nuk është një projekt i mbyllur apo i izoluar, por një mundësi që do të krijojë vende pune, do të rrisë ekonominë dhe do të përmirësojë standardet e turizmit”, shkruan ajo.

Çfarë thonë dokumentet zyrtare për zonën ku do të ndërtohet projekti

Mirëpo zona ku planifikohet investimi ndodhet brenda Peizazhit të Mbrojtur Vjosë-Nartë, dokumentet shtetërore e rendisin ndër hapësirat më të rëndësishme natyrore në Shqipëri.

Sipas Planit të Menaxhimit të vitit 2019, Laguna e Nartës është laguna e dytë më e madhe bregdetare në vend dhe përbën zemrën e kompleksit të mbrojtur.

Në dokument evidentohet se:

1/Në zonë janë regjistruar rreth 30 mijë shpendë.

2/Mbi 23% e shpendëve ujore dimëruese të Shqipërisë strehohen në këtë territor.

3/Zona përfshihet në rrjetin Emerald të Konventës së Bernës.

4/Njihet ndërkombëtarisht si Zonë e Rëndësishme për Shpendët (IBA).

5/Konsiderohet Zonë Kryesore e Biodiversitetit (KBA) në nivel global.

6/Përmbush kriteret e Konventës Ramsar për ligatinat me rëndësi ndërkombëtare.

Flamingot, breshkat detare

Një nga simbolet më të njohura të Vjosë-Nartës janë flamingot rozë, të cilat përdorin lagunën për ushqim dhe dimërim.

Por fauna e zonës nuk kufizohet vetëm te flamingot. Dokumentet e menaxhimit evidentojnë praninë e:

pelikanëve;

çafkave;

karabullakëve;

rosave të egra;

 

 

breshkave detare;

një numri të madh gjitarësh, amfibësh dhe zvarranikësh.

Ndërkohë një tjetër element i veçantë janë dunat ranore të Vjosë-Nartës, të cilat sipas dokumenteve zyrtare konsiderohen “dunat e fundit të mbetura të bregdetit shqiptar”.

Jo vetëm natyrë, por edhe histori mijëravjeçare

Brenda zonës ndodhen disa prej aseteve më të rëndësishme historike dhe kulturore të rajonit.

Mes tyre:

Manastiri i Zvërnecit (Kisha e Shën Mërisë) – monument kulture i shekullit XIII, i njohur për afresket dhe gdhendjet e tij.

Treporti – zonë arkeologjike me gjurmë të periudhës greko-romake, që shërbente si port lidhës mes Aulonës, Apolonisë dhe Orikut.

Spinarica – qytet mesjetar i përmendur në dokumentet historike si një nga qendrat më të rëndësishme tregtare të Adriatikut.

Rama: “S’bëhet llaf”

Ndërsa protestat vijojnë prej disa ditësh në Tiranë, kryeministri Edi Rama ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga projekti.

Përmes një videoje të publikuar nga Porto Montenegro në Mal të Zi, Rama e paraqiti projektin si pjesë të vizionit të “Shqipërisë së Re Europiane”.

“S’bëhet llaf më”, deklaroi ai, duke sinjalizuar se qeveria mbetet e vendosur për realizimin e investimit.

Protesta që po zgjerohet

Prej disa ditësh qindra dhe mijëra qytetarë, aktivistë, ambientalistë dhe të rinj janë mbledhur përpara Kryeministrisë duke kërkuar ndalimin e projektit.

Simbol i protestës është bërë flamingoja rozë, si referencë ndaj specieve që jetojnë në lagunë.

Ndryshe nga protestat tradicionale politike, organizatorët kanë deklaruar se lëvizja është qytetare dhe jo partiake.

Jehona ndërkombëtare

Debati për Zvërnecin ka kaluar kufijtë e Shqipërisë. Media britanike BBC i kushtoi një artikull të zgjeruar protestave, duke theksuar përplasjen mes qeverisë dhe aktivistëve mjedisorë për projektin e lidhur me investitorët e huaj.

Në raportim theksohet se kundërshtarët e projektit kanë ngritur shqetësime për ndikimin që zhvillimi mund të ketë mbi flamingot dhe habitatet e mbrojtura të zonës.

Po ashtu edhe The Guardian ka raportuar mbi protestat, ndërsa lajmi për zhvillimet në Zvërnec është renditur ndër artikujt më të lexuar të medias britanike.

Për herë të parë pas shumë vitesh, një debat mbi mbrojtjen e natyrës në Shqipëri është kthyer në një çështje me jehonë të gjerë ndërkombëtare.

Përplasja që vazhdon

Në një moment kur përplasja mes zhvillimit ekonomik dhe mbrojtjes së trashëgimisë natyrore po bëhet gjithnjë e më e fortë, projekti në Zvërnec është kthyer në një sprovë të madhe për mënyrën se si Shqipëria zgjedh të ndërtojë të ardhmen e saj, shkruan Boldnews.

Për qeverinë, ai përfaqëson një shans historik për transformim ekonomik dhe integrim të mëtejshëm të vendit në hartën e turizmit mesdhetar.

Për qytetarët, mbetet një vijë e kuqe që prek një nga ekosistemet më të rralla dhe më të mbrojtura të Adriatikut, ku natyra, historia dhe biodiversiteti ndërthuren në mënyrë unike./Boldnews

Tags: edi ramaflamingoqytetarezverec
Previous Post

Nga Italia dhe Shqipëria deri në Dubai, goditet organizata e trafikut të kokainës, 6 të arrestuar

Next Post

Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve

Next Post
Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve

Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve

Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al
AKTUALITET

Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

by Redaktor Redaktor
July 14, 2026
0

Pretendime të publikuara online kanë ngritur shqetësime për një sulm të mundshëm ndaj të dhënave që lidhen me ProCredit Bank...

Read moreDetails
Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

July 19, 2026
Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

July 14, 2026
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Spanja kampione e botës për herë të dytë, bie mbretërimi i Messit

Spanja kampione e botës për herë të dytë, bie mbretërimi i Messit

July 20, 2026
“Hotel me 3 yje, 3500 euro”, eksperti zbardh abuzimet pas koncertit të Kanye West

“Hotel me 3 yje, 3500 euro”, eksperti zbardh abuzimet pas koncertit të Kanye West

July 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al