Tuesday, July 21, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Fieri merr ujë me pikatore, Klodjan Mema luan me 1.1 miliard lekët e ujësjellësit të ri, e premtuan Belinda me Cenon

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Fieri merr ujë me pikatore, Klodjan Mema luan me 1.1 miliard lekët e ujësjellësit të ri, e premtuan Belinda me Cenon
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Qysh kur Ujësjellësin e Fierit e mori në varësi Belinda Balluku, shoqëria korr vetëm humbje. Dokumenti i mëposhtëm tregon se si e çoi kokëposhtë grafikun Mario Bakalli, drejtori i sjellë nga Balluku në Fier, për nevoja elektorale. Zyrtari nga Dibra është pjesë e betejave zgjedhore të Ballukut dhe vazhdimisht shpërblehet me poste për këto shërbime.

Kujtojmë se zëvendëskryeministrja Balluku është shefe e shtabit politik të Qarkut Fier. Menjëherë pas zgjedhjeve ka mbaruar misioni i Mario Bakallit, i cili ka marrë lejen dhe ka mbyllur kontratën me Ujësjellësin. Para se të largohej kishte bërë gati dokumentet e super tenderit 1.1 miliard lekë për shtrirjen e ujësjellësit në një nga zonat e qytetit Fier. Bakallli nuk e “gëzoi” këtë tender, por dosja i kaloi menjëherë drejtorit të ri Klodjan Mema, që u emërua më 16 korrik 2025. Ky i fundit është vendosur në këtë post me ndikimin direkt të deputetit të PS-së, Ceno Klosi.

Tenderi për të cilin po raportojmë është me objekt “Ndërtim rrjet ujësjellësi për zonën DMA 10, Bashkia Fier”. Fondi Limit 110 837 216,00 lekë pa TVSH ishte përllogaritur nga komisionin i caktuar për këtë tender, Pas këtyre përgatitjeve tenderi është shpallur më 19 gusht 2025.

Sipas dokumenteve të dorëzuara në Agjencinë e Prokurimit Publik, tenderi duhej të mbahej më 9 shtator 2025. Pra, banorët e disa lagjeve të Fierit, nga hyrja jugore të qytetit deri në fshatin Mbyet, duhet të gëzoheshin se do të shtrohej një tubacion i ri i ujësjellësit. Por dikush po tallet!

Një ditë para mbajtjes së tenderit, më 8 shtator 2025, drejtori i ri Klodjan Mema ka nxjerrë urdhër për anulimin e procedurës.

U munduam të mësojmë se çfarë arsye të fortë ka pasur Ujësjellësi për të anuluar këtë tender, por gjetëm vetëm një shprehje klishe të thatë që përdoret në rastet kur zyrtarët duan të mbajnë të fshehtë një manipulim.

Drejtor Mema ka konstatuar se “dokumentet e tenderit përmbajnë gabime ose mangësi të rëndësishme”. Pra, tenderi 1.1 miliard lekë qenka bërë me gabime!

Dhe për “gabimet” e drejtorit të Ceno Klosit, sa të mbarojë pazaret zyrtari, banorët duhet të presin pa afat që të nisë ndërtimi i ujësjellësit të ri. Deri atëherë do të kënaqen me njoftime nga Ujësjellësi të tipit “do të ketë reduktim në furnizimin me ujë të pijshëm në qytetin e Fierit”.

Por kush është drejtori që bën gabime në një tender të tillë. Klodjan Memës i ka shkuar emri deri në Kuvend, i akuzuar për thurje intrigash nga një zyrtare Drejtorisë së Përgjithshme të Tatim Taksave.

Ish drejtoresha e mbledhjes së Detyrimeve Tatimore të Papaguara, Shilda Kamberi Hasanaj, e cila ka punuar në Tatime 23 vite i është drejtuar me një ankesë komisionit parlamentar të ligjeve, ku i kërkonte ngritjen e një komisioni hetimor për drejtorin e përgjithshëm të Tatimeve, Ceno Klosin, për abuzimet e kryera nga ky i fundit.

Hasanaj ka dhënë fakte se si Ceno Klodi dhe drejtorët pranë tij i bëjnë presion psikologjik administratës në varësi për të kryer veprime në kundërshtim me ligjin.

Ata që nuk pranojnë, pushohen nga puna, e njëjta gjë ka ndodhur me denoncuesen Shilda Hasanaj, ku sipas saj, ajo refuzuar që të zbatojë urdhrat verbalë e të paligjshëm të drejtorëve të Ceno Klosit.

Hasanaj shpjegon në ankesë se nga drejtori i investigimit të Brendshëm Antikorrupsion, Klodian Mema, i janë dhënë udhëzime se si mund të sulmohej drejtorja e Burimeve Njerëzore në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve Vjola Tanto.

Ai i ka paraqitur një letër gjoja anonime, por që në fakt ishte e shkruar në zyrat e administratës tatimore.

Me siguri, Mema ka nisur zanatin e vjetër duke i shërbyer Klosit dhe nuk ka kohë të merret me ujin e qytetarëve. Shpresojmë të jetë një “intrigë” e vogël dhe ky veprim të mos jetë në kuadrin e mashtrimeve elektorale ndaj qytetarëve të Fierit.

/ Gijotina.com /

 

Tags: Belinda BallukuCeno KlosiKlodjan MematenderUjësjellësi Fier
Previous Post

U kap duke transportuar kokainë, arrestohet 22-vjeçari në autostradën Tiranë-Durrës

Next Post

Goditet prostitucioni në një lokal në Fier, arrestohen dy gra nga Uganda dhe tre tutorë

Next Post
Prostitucioni në Vlorë/ Nën hetim dy kineze dhe klientët, në kërkim organizatorja

Goditet prostitucioni në një lokal në Fier, arrestohen dy gra nga Uganda dhe tre tutorë

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

July 14, 2026
Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

July 14, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

PAMJET brenda Postës në Durrës, momenti kur ish-shefja e financës ‘zbraz’ arkën dhe largohet

PAMJET brenda Postës në Durrës, momenti kur ish-shefja e financës ‘zbraz’ arkën dhe largohet

July 21, 2026
Bashkëshorti i Elisa Spiropalit përfundon në polici! Kanosi drejtoreshën…

Bashkëshorti i Elisa Spiropalit përfundon në polici! Kanosi drejtoreshën…

July 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al