Wednesday, July 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Fëmijët që “punojnë natën”/ Shfrytëzim në zemër të Tiranës

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Fëmijët që “punojnë natën”/ Shfrytëzim në zemër të Tiranës
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Në Tiranë, fëmijë të mitur shihen çdo natë duke shitur lule nëpër rrugë e lokale. Ligjet që ndalojnë punën dhe shfrytëzimin e fëmijëve ekzistojnë, por zbatimi mbetet i dobët. Raportet ndërkombëtare paralajmërojnë për mungesë mbrojtjeje dhe për një fenomen që po normalizohet në jetën urbane.

Në mes të natës, rrugët e ndriçuara të “ish-Bllokut” në Tiranë mbushen me muzikë, makina dhe njerëz që e shijojnë jetën e natës. Por, mes dritave e zhurmës, shfaqet një tjetër realitet: Fëmijë të mitur, me tufa lulesh në duar, që enden mes makinave për të shitur. Janë mosha kryesisht nga 7-13 vjeç, që në vend të gjumit, kalojnë orët e vona të natës duke kërkuar disa lekë.

Në shumë raste nuk janë vetëm. Disa prej tyre shoqërohen nga të rritur që i vëzhgojnë nga larg dhe mbledhin fitimet e tyre në fund të natës. Shitja e një luleje, në dukje e pafajshme, shpesh fsheh pas vetes një zinxhir shfrytëzimi, ku përfiton dikush tjetër, jo fëmija.

Ky fenomen, dikur i kufizuar në stinën e pranverës me lulet mimoza, sot është bërë pjesë e përditshme e qytetit: Ditën para turistëve, natën para lokaleve. Për shumicën e këtyre fëmijëve, kjo “punë” nuk është zgjedhje, por detyrim, shpesh i vendosur nga vetë familjarët, që përfitojnë nga puna e tyre.

Avokati Alban Duraj thotë se kuadri ligjor shqiptar është i plotë për të ndaluar shfrytëzimin ekonomik të fëmijëve, por problemi qëndron te zbatimi.

“Ligjet janë të qarta, çdo formë shfrytëzimi për përfitime monetare është e ndaluar dhe e dënueshme, si në nivel kombëtar, ashtu edhe ndërkombëtar. Por, në terren fëmijët vazhdojnë të punojnë, të shfrytëzohen dhe të lihen pa mbrojtje,” thekson Duraj.

Korniza ligjore është e gjerë:

Kushtetuta (Neni 54) garanton mbrojtje të veçantë për fëmijët nga dhuna dhe shfrytëzimi.

Kodi i Punës ndalon punësimin e fëmijëve nën 16 vjeç, përveç rasteve të “punëve të lehta” që nuk dëmtojnë shëndetin apo arsimimin e tyre.

Ligji për Mbrojtjen e Fëmijëve (Nr. 18/2017) ndalon çdo formë pune që rrezikon shëndetin, edukimin apo zhvillimin e fëmijës dhe parashikon gjoba deri në 100 mijë lekë për shkelësit.

Kodi Penal (Neni 124/b) e cilëson si vepër penale detyrimin, shtytjen apo shfrytëzimin e të miturve për punë apo lypje, me dënim deri në 5 vjet burg.

Shfrytëzimi i fëmijëve në rrugët e Tiranës nuk është vetëm pasojë e varfërisë, por edhe e mungesës së përgjegjësisë institucionale. Agjencia Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës ka rol kyç në identifikimin dhe trajtimin e rasteve të shfrytëzimit, por mesa duket nuk vepron ndaj këtij fenomeni.

Ndërkohë, patrullat e policisë gjatë natës ndalojnë automjete për testin e alkoolit, por nuk ndërhyjnë për largimin e fëmijëve, që enden mes rrugëve për të shitur lule.

“Fëmijët nuk kanë pse të jenë në rrugë. Është detyrë e shtetit t’i mbrojë, jo t’i lërë në duart e atyre që përfitojnë nga varfëria e tyre,” shton Duraj.

Në Tiranë, fëmijët që lypin apo shesin lule janë kthyer në pamje të zakonshme. Kalimtarët janë mësuar t’i shohin, e shpesh i ndihmojnë nga mëshira. Por, çdo monedhë e dhënë, në fakt, ushqen një sistem të fshehtë shfrytëzimi.

Raporti i fundit i GRETA-s, grupi i ekspertëve të Këshillit të Europës kundër trafikimit të qenieve njerëzore, i qershorit 2025, vlerësoi përparimet e Shqipërisë në zbatimin e Konventës për Luftën kundër Trafikimit, por paralajmëron se nevojiten ende përpjekje për të garantuar mbrojtje reale, mbështetje dhe drejtësi për viktimat, sidomos në fusshën e mbrojtjes së të drejtave të të miturve.

Raporti sërish ngre shqetësimin e vazhdueshëm për fëmijët që punojnë apo jetojnë në rrugë, duke e cilësuar këtë si një formë të shfrytëzimit ekonomik të lidhur me trafikimin. Edhe pse ligji i detyron bashkitë të krijojnë ekipe terreni për të identifikuar këta fëmijë, shumica prej tyre ende nuk e kanë zbatuar këtë detyrim. Organizata “Nisma ARSIS” është një nga të paktat që ofron mbështetje për fëmijët në rrugë, përfshirë ata që punojnë, por kapacitetet janë të kufizuara.

Në vend që të jenë në shkollë apo në gjumë, këta fëmijë qëndrojnë në semaforë e para lokaleve deri pas mesnate, nën rrezikun e trafikut, dhunës apo abuzimit. Dhe ndërsa ligjet flasin për mbrojtje, realiteti në rrugë tregon një tjetër histori: Një shoqëri që ka mësuar të bashkëjetojë me shfrytëzimin e fëmijëve të saj.

Ida Ismalaj/ ACQJ – Albanian Center for Quality Journalism, Tirana

Previous Post

Si e “bleu” Belinda Balluku deputetin e Lulzim Bashës, porosia për Evis Berberin

Next Post

A mund ta ndihmojë Moska Maduron e Venezuelës?

Next Post
A mund ta ndihmojë Moska Maduron e Venezuelës?

A mund ta ndihmojë Moska Maduron e Venezuelës?

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

July 21, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

July 21, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

‘Po zbrazet vendi’, sondazhi i IRI godet qeverinë: Emigrimi dështimi numër një, pas tij korrupsioni dhe çmimet

‘Po zbrazet vendi’, sondazhi i IRI godet qeverinë: Emigrimi dështimi numër një, pas tij korrupsioni dhe çmimet

July 21, 2026
Kush përfiton nga “investitori strategjik”?

Kush përfiton nga “investitori strategjik”?

July 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al