Wednesday, July 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Fatlli Adilaj, drejtori i AKU në Berat që lejoi shitjen e mandarinave me helm

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Fatlli Adilaj, drejtori i AKU në Berat që lejoi shitjen e mandarinave me helm
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një skandal i rëndë ka tronditur sigurinë ushqimore në Shqipëri, ku shqiptarët kanë konsumuar 10 ton mandarina të mbushura me pesticide, të cilat ishin kthyer nga Kroacia dy muaj më parë.

Hetimet e Prokurorisë kanë zbuluar një skemë të mirorganizuar mashtrimi ku fermerë, grumbullues dhe zyrtarë të korruptuar kanë bashkëpunuar për të futur në treg mandarina që duhej të ishin asgjësuar.

Ky skandal tregon edhe një herë mungesën e kontrolleve të rrepta dhe papërgjegjshmërinë e institucioneve për sigurinë e konsumatorëve.

Sipas hetimeve, Elton Tafa, fermer nga Goriçani i Beratit, kishte kultivuar mandarina me pesticide mbi normën e lejuar. Kur ngarkesa u kthye nga Kroacia për shkak të nivelit të lartë të substancës helmuese “Fosmet”, ai, në vend që të asgjësonte mallin, e futi atë sërish në tregun vendas.

Në këtë skemë ai bashkëpunoi me grumbulluesin Arben Dyli dhe inspektorin e AKU, Elson Tahiraj. Të tre këta persona janë arrestuar dhe po përballen me akuza të rënda për krime që rrezikojnë jetën e qytetarëve.

Por skandali thellohet më tej! Në dhjetor të vitit 2024, pas alarmit të ngritur nga Sistemi Europian i Sigurisë Ushqimore (RASFF) për praninë e pesticideve në mandarina, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit deklaroi se kishte asgjësuar 10 ton mandarina dhe kishte gjobitur subjektin tregtar të Arben Dylit me 4 milionë lekë.

Megjithatë, sot Prokuroria provoi se kjo ishte një gënjeshtër! Mandarinat nuk ishin asgjësuar, por ishin futur në treg dhe ishin konsumuar nga qytetarët shqiptarë.

Përgjegjësia kryesore për këtë mashtrim kriminal bie mbi Fatlli Adilajn, drejtorin e AKU Berat. Nën drejtimin e tij, ky institucion jo vetëm që nuk e ndaloi këtë aktivitet të rrezikshëm, por gënjeu publikun duke pretenduar se mandarinat ishin asgjësuar.

Në fakt, ai lejoi që 10 ton mandarina të kontaminuara të përfundonin në tryezat e qytetarëve, duke rrezikuar seriozisht shëndetin e tyre.

Ky skandal i rëndë kërkon reagim të menjëhershëm nga institucionet përkatëse dhe ndëshkim maksimal për të gjithë ata që kanë qenë të përfshirë në këtë krim kundër shëndetit publik./PRAPASKENA

Tags: beratdrejtori i AKUFatlli Adilajmandarinave me helm
Previous Post

I akuzuari në dosjen “Plumbi i Artë”: Nuredin Dumani si vrasës me pagesë shijon jetën, ne baltosemi

Next Post

Kallëzohet në SPAK kryebashkiaku i Elbasanit, Gledian Llatja

Next Post
Kallëzohet në SPAK kryebashkiaku i Elbasanit, Gledian Llatja

Kallëzohet në SPAK kryebashkiaku i Elbasanit, Gledian Llatja

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

July 21, 2026
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

July 21, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Aksidenti tragjik në rrethrrotullimin e Saukut, policia: Një i vdekur dhe dy të plagosur

Aksidenti tragjik në rrethrrotullimin e Saukut, policia: Një i vdekur dhe dy të plagosur

July 22, 2026
Aksident i rëndë në Unazën e Madhe të Tiranës, betonieria bie në autostradë

Aksident i rëndë në Unazën e Madhe të Tiranës, betonieria bie në autostradë

July 22, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al