Thursday, September 3, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Farsa elektorale”/ Berisha publikon pamje dhe shifra: U dhanë 6 mijë leje legalizimi për blerjen e votave në kundërshtim me ligjin zgjedhor

Editor by Editor
in AKTUALITET, POLITIKE
0
Berisha nxjerr pamjet e reja nga “farsa e 11 majit”: Shqiptarët do ngrihen për të mbrojtur të drejtat e tyre themelore
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për shtyp këtë të mërkurë, drejtoi akuza të forta ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar procesin zgjedhor të 11 majit si një “farsë elektorale” të organizuar nëpërmjet përdorimit të paligjshëm të shtetit për blerjen e votave.

Berisha u mbështet në raportin e delegacionit të Këshillit të Europës, i cili sipas tij, konfirmon kapjen e shtetit nga partia dhe thekson nevojën për ndarjen e shtetit nga politika si dhe reformimin e SPAK-ut, që e cilësoi si të politizuar dhe të kontrolluar nga mazhoranca.

Një nga akuzat kryesore të Berishës ishte shpërndarja e mbi 6 mijë lejeve të legalizimit në kundërshtim me nenin 91 të Kodit Zgjedhor, për të cilin ai deklaroi se ndalon dhënien e përfitimeve për kategori të caktuara të popullsisë katër muaj para zgjedhjeve. Sipas tij, çdo legalizim përfaqëson potencialisht 3 deri në 5 vota të blera.

Dokumentat e publikuara nga Berisha gjate konferences ne seline blu

Lideri opozitar paralajmëroi se në ditët në vijim do të publikohen prova të reja, përfshirë shpërndarjen e certifikatave të pronësisë dhe lejeve të ndërtimit në funksion të fushatës elektorale. Këto veprime i cilësoi si shembull klasik të “shtetit elektoral” në funksion të partisë.

Kryetari i PD komentoi gjithashtu largimin e ish-anëtarit të PD-së, Deromemaj, duke e konsideruar si zgjedhje personale. Ai tha se Deromemaj e kishte njoftuar për tërheqjen nga politika para dhjetë ditësh, por më pas pranoi një post në administratë, gjë që Berisha e konsideron të papranueshme për një demokrat.

Lidhur me videot e manipulimeve zgjedhore, Kryetari i PD, Sali Berisha njoftoi se PD ka siguruar pamjet e para nga Elbasani, ndërsa videot nga qarqet e tjera pritet të dorëzohen së shpejti nga KQZ. Berisha tha se procesi është vonuar për shkak të nevojës për hapësira të mëdha ruajtjeje, por tani që kapacitetet janë siguruar, do të nisë shqyrtimi i plotë i materialeve. Pamjet nga Vora, sipas Berishës, kanë rezultuar të prera dhe të papërshtatshme për analizë.

https://gijotina.com/wp-content/uploads/2025/06/WhatsApp-Video-2025-06-25-at-1.11.52-PM.mp4

Video e postuar nga Berisha gjate konferences

Kryetari i PD sulmoi sërish kryeministrin Edi Rama, të cilin e quajti “Ramaduro”, duke e akuzuar për lidhje me kartelet e drogës. Ai tha se ish-presidenti Donald Trump ka shpallur Ballkanin zonë të rrezikshme pikërisht për shkak të Ramës dhe lidhjeve të tij me krimin. Sipas Berishës, një zyrtar i lartë i Departamentit Amerikan të Drejtësisë ka sjellë në Shqipëri një mesazh zyrtar që kërkon hetim të karteleve të drogës në vend.

Berisha përfundoi deklaratën në konferencën për shtyp me paralajmërimin se fakte të reja dhe më të rënda do të dalin në ditët në vijim, duke e konsideruar situatën si alarmante për demokracinë dhe zgjedhjet e lira në Shqipëri.

Tags: Berishapdsali berisha
Previous Post

Pretenca për Sterilizimin/ SPAK kërkon nga 6.8 vite burg për ish-zv.ministrin Rjepaj dhe biznesmenin Rrapaj

Next Post

Samiti/ NATO zotohet të shpenzojë 5% të PBB-së për mbrojtje deri në vitin 2035

Next Post
Samiti/ NATO zotohet të shpenzojë 5% të PBB-së për mbrojtje deri në vitin 2035

Samiti/ NATO zotohet të shpenzojë 5% të PBB-së për mbrojtje deri në vitin 2035

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë
AKTUALITET

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

by Editor
March 13, 2025
0

Ditën e djeshme partitë politike kanë publikaur listat e kandidatëve për deputet në të gjithë Shqipërinë, ku nuk munguan surprizat...

Read moreDetails
Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

August 30, 2026
Aksidenti fatal në Vorë, humb jetën gazetari 26-vjeçar

Aksidenti fatal në Vorë, humb jetën gazetari 26-vjeçar

September 2, 2026
Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

September 1, 2026
Ermir Ndreaj bos kokaine në Belgjikë, pronar i restorantit Savoy Garden te Deliorgji me avokate Elirën, Ndreaj lidhje me Eldi Dizdarin, Evropa i kërkon, Shqipëria i strehon

Ermir Ndreaj bos kokaine në Belgjikë, pronar i restorantit Savoy Garden te Deliorgji me avokate Elirën, Ndreaj lidhje me Eldi Dizdarin, Evropa i kërkon, Shqipëria i strehon

January 31, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Nafta më e shtrenjtë në rajon, shqiptarët paguan 80 milionë euro më shumë – qeveria nuk mori masa lehtësuese

Nafta më e shtrenjtë në rajon, shqiptarët paguan 80 milionë euro më shumë – qeveria nuk mori masa lehtësuese

September 2, 2026
OKB paralajmëron: Ngrohja globale pritet të kalojë pragun 1.5 gradë vitin e ardhshëm

OKB paralajmëron: Ngrohja globale pritet të kalojë pragun 1.5 gradë vitin e ardhshëm

September 2, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al