Wednesday, July 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Familjet e viktimave në aksidente rrugore mund të përfitojnë dëmshpërblimin e bazuar në ligj pa nevojë ndërmjetësish

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Familjet e viktimave në aksidente rrugore mund të përfitojnë dëmshpërblimin e bazuar në ligj pa nevojë ndërmjetësish
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një punëtor pastrimi humbi jetën mbrëmë në një aksident rrugor në Peqin, duke lënë pas familjarët e tij me vështirësi emocionale dhe financiare. Humbja e tij do të thotë mungesë e menjëhershme e kontributit financiar në familje. Pakkush e di, por legjislacioni shqiptar, përmes Ligjit Nr. 32/2021 dhe rregullores së miratuar në të njëjtin vit, garanton të drejtën e familjarëve për dëmshpërblim financiar, pavarësisht nga kompania e sigurimit. Familjarët mund të kërkojnë kompensim pa nevojën e avokatëve, duke njohur të drejtat e tyre ligjore të përcaktuara qartë.

Si përfitojnë dhe çfarë përfitojnë familjarët e viktimës?

Në rastin konkret, por edhe në çdo rast që familjet humbin një pjesëtar në aksident rrugor, trashëgimtarët ligjorë të punëtorit të ndjerë kanë të drejtë të paraqesin kërkesë dëmshpërblimi pranë shoqërisë së sigurimit të mjetit shkaktar brenda 2 viteve nga aksidenti. Kërkesa mund të dorëzohet me shkrim ose elektronikisht. Shoqëria e sigurimit është e detyruar të regjistrojë kërkesën, t’u japë familjarëve numrin e regjistrimit si dëshmi, të sigurojë formularin zyrtar dhe listën e dokumenteve të nevojshme.

Dokumentacioni i nevojshëm për trajtimin e kërkesës për dëmshpërblim Dokumentacioni i nevojshëm për trajtimin e kërkesës për dëmshmpërblim me pasojë vdekje përfshin: kërkesa zyrtare për dëmshpërblim, polica e sigurimit të mjetit shkaktar ose konfirmimi i mbulimit, llogaria bankare e kërkuesve të përfitimit, procesverbali policor ose dokumentacioni penal që përcakton fajësinë, certifikata e vdekjes, certifikata familjare dhe vërtetimi i të ardhurave neto personale të viktimës për tre vitet e fundit.

Si përllogaritet dëmshpërblimi?

Dëmshpërblimi për vdekjen nga aksidenti rrugor llogaritet sipas një formule ligjore, e përcaktuar qartë, fikse, pa hapësira interpretimi, që merr parasysh moshën, situatën familjare, të ardhurat vjetore dhe dëmin moral/ekzistencial për të afërmit e rrethit të parë. Përveç shumës së përllogaritur, shtohet edhe një shumë fikse prej 300,000 lekësh për shpenzimet e varrimit. Në këtë përllogaritje, sa më e madhe familja e ngushtë, aq më domethënëse shuma.

Afatet për trajtimin e kërkesës

Shoqëria e sigurimit është e detyruar të shqyrtojë kërkesën për dëme ndaj personit brenda 90 ditëve kalendarike nga data e depozitimit dhe të njoftojë familjen për masën e dëmshpërblimit, në rast se kërkesa pranohet, po ashtu edhe për arsyet ligjore të refuzimit, në rast se kërkesa hidhet poshtë.

Një sistem që garanton të drejtat e të dëmtuarve

Rasti tragjik në Peqin është një kujtesë e dhimbshme për pasojat që sjell pakujdesia në rrugë, por gjithashtu nxjerr në pah një aspekt të rëndësishëm të mbrojtjes ligjore të qytetarëve përmes sistemit të sigurimit të detyrueshëm.

Familjarët e viktimës nuk kanë vetëm të drejtën morale për drejtësi, por edhe një të drejtë ligjore për përfitim financiar, që ndihmon në lehtësimin e barrës që sjell humbja e një të afërmi në moshë pune.

Për këtë nuk kanë nevojë as për zyrë ligjore, avokat apo palë të treta që ua ndërlikojnë procesin: ky artikull sensibilizues do të mjaftonte. Drejtojuni kompanive të sigurimit të mjetit shkaktar, ose drejtojuni Byrosë Shqiptare të Sigurimit. Në çdo rast është një e drejta juaj.

Previous Post

Mbahet sot rekursi në Gjykatën e Lartë për Erion Veliajn

Next Post

Operacioni i SPAK në Durrës, arrestohet vëllai i deputetit të PS-së

Next Post
Operacioni i SPAK në Durrës, arrestohet vëllai i deputetit të PS-së

Operacioni i SPAK në Durrës, arrestohet vëllai i deputetit të PS-së

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

July 21, 2026
Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

July 21, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

‘Po zbrazet vendi’, sondazhi i IRI godet qeverinë: Emigrimi dështimi numër një, pas tij korrupsioni dhe çmimet

‘Po zbrazet vendi’, sondazhi i IRI godet qeverinë: Emigrimi dështimi numër një, pas tij korrupsioni dhe çmimet

July 21, 2026
Kush përfiton nga “investitori strategjik”?

Kush përfiton nga “investitori strategjik”?

July 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al