Tuesday, July 21, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Eurodeputeti rumun jep alarmin: SPAK-u në Shqipëri po përdoret për spastrime politik

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Eurodeputeti rumun jep alarmin: SPAK-u në Shqipëri po përdoret për spastrime politik
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Eurodeputeti rumun Cristian Terheș ka dhënë një paralajmërim të fortë për situatën në Shqipëri, duke tërhequr një paralelë mes reformës shqiptare në drejtësi dhe përvojës rumune në luftën kundër korrupsionit rreth 15 vjet më parë.

Në një intervistë për emisionin Kafe Shqeto në SYRI TV, ai tha se struktura e antikorrupsionit në Shqipëri po rrezikon të përdoret si instrument për eliminimin e kundërshtarëve politikë dhe për goditjen e bizneseve të caktuara.

Sipas eurodeputetit, Rumania ka kaluar një periudhë të ngjashme, kur fushata antikorrupsion, megjithëse nisi me synime të drejta, u përdor nga segmente politike dhe të shërbimeve të inteligjencës për qëllime selektive.

“Shikoni, Rumania ka qenë në një situatë të ngjashme me vendin tuaj 10-15 vjet më parë, ku patëm një fushatë shumë të fuqishme kundër korrupsionit. Por kur e morëm vesh se kjo fushatë kundër korrupsionit po përdorej nga disa njerëz në fushën politike dhe në atë të inteligjencës për të larguar politikanë të caktuar apo për të shkatërruar disa kompani, ne reaguan publikisht. Kështu që, sepse ne e nxorrëm situatën në dritë, burokratët evropianë nuk kishin mundësi tjetër përveçse të pranonin problemet.

Pra, tani në Rumani, për shembull, gjithnjë e më shumë njerëz janë shpallur të pafajshëm, sepse gjyqtarët kanë zbuluar se mënyra se si janë kryer hetimet penale 10-15 vjet më parë ishte bërë duke shkelur procesin e duhur ligjor. Kjo është pikërisht ajo që kam zbuluar edhe unë gjatë kohës që kam qenë në Shqipëri. Mirë, ajo që kam pasur fokus kur kam qenë atje ka qenë kryesisht situata e sistemit gjyqësor. Kam pasur disa kolegë të tjerë që kanë pasur fokus në procesin zgjedhor. Ata ishin gjithashtu vëzhgues në Shqipëri gjatë zgjedhjeve të fundit. Gjatë asaj kohe unë kam dashur të vij, por ne kishim zgjedhje edhe në Rumani.

Por në fund të ditës, të gjitha, le të themi, edhe akuzat për keqbërje gjatë zgjedhjeve, mund të zgjidhen shumë lehtë nëse keni një sistem gjyqësor të fortë, të lirë dhe të pavarur. Sepse ky është themeli dhe baza e çdo qeverie demokratike dhe të dobishme për popullin. Në bazë të asaj që tha Komisioneri Costa dje në Komitetin për Marrëdhëniet me Jashtë në Parlamentin Evropian, ju jeni shumë pranë arritjes së atij qëllimi. Mendoj se, nëse nuk gaboj, është 2027. Mendoj se ky është objektivi që ju të bashkoheni me Bashkimin Evropian deri në vitin 2027, nëse nuk gaboj.

Dua të theksoj këtë: Objektivi është shumë i rëndësishëm për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian, por në fund të fundit, disa reforma që po bëni në vendin tuaj, duhet t’i bëni ato jo për të kënaqur politikanë të caktuar apo burokratë në Bruksel, por për të kënaqur popullin shqiptar. Kjo është arsyeja pse theksoj përsëri rëndësinë e respektimit të shtetit të së drejtës, procesit të duhur ligjor dhe pavarësisë së sistemit gjyqësor gjatë këtij procesi reformues”, deklaroi eurodeputeti.

Previous Post

A mund ta ndihmojë Moska Maduron e Venezuelës?

Next Post

Me sytë nga turistët, Berati i pret zgjedhjet e 9 nëntorit si formalitet

Next Post
Me sytë nga turistët, Berati i pret zgjedhjet e 9 nëntorit si formalitet

Me sytë nga turistët, Berati i pret zgjedhjet e 9 nëntorit si formalitet

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

July 14, 2026
Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

July 14, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kush përfiton nga “investitori strategjik”?

Kush përfiton nga “investitori strategjik”?

July 21, 2026
Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

July 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al