Thursday, August 13, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Eskortat në burgje/ 17 raste të takimeve speciale nën hetim! Fenomeni u hap gjatë zgjedhjeve të 2025

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Eskortat në burgje/ 17 raste të takimeve speciale nën hetim! Fenomeni u hap gjatë zgjedhjeve të 2025
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Futja e vajzave eskortë për takime speciale, në burgjet Shqiptare gjatë periudhës parazgjedhore dhe paszgjedhore të 11 Majit 2025, ka sjellë hapjen e disa dosjeve penale në prokurorinë e Durrësit, Fierit, Korçës, Elbasanit, Shkodrës dhe Tiranës.

Fenomeni i hyrjes nga jashtë të vajzave nëpër burgjet shqiptare u përhap në masë gjatë kohës së zgjedhjeve, ku vajza të ShowBizzit Shqiptar dhe ato me kombësi të huaj, kanë thyer sigurinë e burgjeve duke hyrë në dhomat speciale të të dënuarve me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Në Korçë, Elbasan dhe prokuroritë e tjera të mësipërme, kanë nisur hetimet që prej muajit Korrik 2025, kohë kur u zbulua në media dhe rasti flagrant i hyrjes për takim special mes të dënuarit me burgim të përjetshëm, Laert Haxhiu dhe modeles nga Kosova, Ziza Pajaziti.

Sipas verifikimeve të kryera nga gazetari Elton Qyno, i cili zbuloi dhe rastin e Ziza Pajazitit, në total janë 17 procedura hyrje-dalje që janë marrë nën hetim nga prokuroritë e ndryshme.

Prokuroritë që kanë për juridiksion disa burgje, ku është realizuar ky fenomen, rezulton të kenë dokumentacionin dhe pyetur persona konkretë për këtë situatë.

Juristë burgjesh dhe krerët e policisë së burgjeve janë marë në pyetje duke dhënë sqarime mbi rastet konkrete se si kanë arritur vajzat të çajnë sigurinë e burgut dhe marin takime speciale me të dënuar me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Rasti më i fundit i bërë publik nga deputeti i PD, Flamur Noka, ishte situata e futjes së një vajze që siç pretendoi Noka, ishte një eskortë që futej në burgun e Peqinit për takim special me të dënuar.

Nga verifikimet e kryera rezulton se vajza në fjalë ka hyrë në ambientet e brendshme të burgut rreth periudhës së muajit Korrik 2025, kohë kur drejtor i këtij burgu ka qënë, i ndjeri Edmond Llabani.

Llabani, mori detyrën e drejtorit të komanduar të burgut të Peqinit në muajin Prill 2025 dhe më pas në 15 Janar 2026, ai u komandua drejtor i burgut të Durrësit.

Kujtojmë se fenomeni i hyrjes nga jashtë të vajzave nëpër burgjet shqiptare, është konstatuar nga vetë Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, e cila ka referuar materialet hetimore pranë prokurorive përkatëse, të cilat tashmë po kryejnë hetime mbi disa zyrtarë.

Forma më e shpeshtë se si këto vajza kanë hyrë në burgje për takime speciale, është ajo e përdorimit të deklaratave noteriale të bashkëjetesës me të dënuar të ndryshëm, kanë hyrë si avokate ligjore të zgjedhura nga vetë të dënuarit, deri tek formatizimi i dokumenteve si sociologe dhe psikologe. Futja e vajzave eskortë për takime speciale, në burgjet Shqiptare u përsërit në shumë raste, gjatë periudhës parazgjedhore dhe paszgjedhore të 11 Majit 2025, kohë kjo kur vendi ishte në ethet e fushatës elektorale. /Syri.net, Elton Qyno

Previous Post

Dikur e quante Ramën ‘Zeus’, zv-ministrja sulmon ish-socialistin që mori pjesë në protestë

Next Post

Tenderi i pastrimit të plazheve që mori më qafë Arlinda Pogajn dhe Luan Kaprin/ Kush është peshku i madh që hëngri drejtoreshën e OBP dhe biznesmenin

Ndërtimi ilegal në zemër të Karaburunit, kush ua dha ”besën” Skerdi Dinaj dhe Olsen Sherifaj
AKTUALITET

Ndërtimi ilegal në zemër të Karaburunit, kush ua dha ”besën” Skerdi Dinaj dhe Olsen Sherifaj

by Redaktor Redaktor
August 12, 2026
0

Një objekt prej druri që po ndërtohej si “beach bar” në zonën e Shën Janit, në Karaburun, u shemb pasditen...

Read moreDetails
Franca bëhet vendi i parë në BE që ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

Franca bëhet vendi i parë në BE që ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

July 22, 2026
“Jam i papunë”, por zgjedh hotelin 1100 euro nata, sa 2 muaj rrogë e ish-vartësve të tij/ Alibia e ish-zyrtarit të Policisë, Ulian Shpataraku pas sherrit në Dhërmi

“Jam i papunë”, por zgjedh hotelin 1100 euro nata, sa 2 muaj rrogë e ish-vartësve të tij/ Alibia e ish-zyrtarit të Policisë, Ulian Shpataraku pas sherrit në Dhërmi

August 8, 2026
“Në Londër me Range Rover për 24 mijë pound”, Sky News zbulon skemën e re të trafikimit

“Në Londër me Range Rover për 24 mijë pound”, Sky News zbulon skemën e re të trafikimit

August 7, 2026
Projekti “Smart City”/ BIRN: Mbi 118 milionë euro për vendosjen kamerave inteligjente, por kush e garanton sigurinë?!

Projekti “Smart City”/ BIRN: Mbi 118 milionë euro për vendosjen kamerave inteligjente, por kush e garanton sigurinë?!

August 6, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Makina përfundon në kanalin kullues në Poliçan, plagosen 3 anëtarë të së njëjtës familje

Makina përfundon në kanalin kullues në Poliçan, plagosen 3 anëtarë të së njëjtës familje

August 13, 2026
Zelensky tha se Ukraina nuk do ta njohë Kosovën, Rama bën diplomatin: Liria nuk është marrëdhënie shkëmbimi

Zelensky tha se Ukraina nuk do ta njohë Kosovën, Rama bën diplomatin: Liria nuk është marrëdhënie shkëmbimi

August 13, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al