Thursday, September 10, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Epstein/ Ish-Princi Andreë hetohet për krime seksuale, policia thërret viktima të mundshme të dëshmojnë

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, BOTË
0
Epstein/ Ish-Princi Andreë hetohet për krime seksuale, policia thërret viktima të mundshme të dëshmojnë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Po zgjerohet edhe në drejtim të krimeve të mundshme seksuale hetimi ndaj ish-princit Andrea, vëllait të mbretit Charles III dhe djalit të preferuar të mbretëreshës Elizabeth II.

Andrea ishte arrestuar dhe marrë në pyetje shkurtimisht në muajin shkurt, pikërisht në ditën e 66-vjetorit të lindjes, pasi dyshohej se kishte kaluar informacione qeveritare të rezervuara te miku i tij Jeffrey Epstein, financieri amerikan i akuzuar për pedofili që vdiq në burg në New York në një vetëvrasje të dyshuar.

Fillimisht bëhej fjalë për një hetim për shpërdorim detyre, por tani policia britanike ka bërë të ditur se po heton edhe për krime të mundshme seksuale, lidhur me vajza që Epstein dyshohet se ia kishte sjellë Andreas deri në rezidencat mbretërore.

Policia pritet të bëjë një thirrje publike që viktimat e mundshme të dalin dhe të dëshmojnë. Vëmendja është përqendruar te një e re që kishte deklaruar se në vitin 2010 ishte ofruar për “qëllime seksuale” dhe ishte dërguar në Royal Lodge, rezidenca e atëhershme e princit në Windsor.

“Shpërdorimi i detyrës është një krim që mund të marrë forma të ndryshme, çka e bën kompleks këtë hetim”, thanë hetuesit. Një burim për Sky News shtoi se “njerëzit gabohen nëse mendojnë se po hetohen vetëm krime financiare. Shpërdorimi i detyrës përfshin shumë gjëra, përfshirë krime seksuale, mashtrim, korrupsion, pengim të drejtësisë dhe të tjera. Po hetojmë çdo aspekt”.

Është interesante se arrestimi i Andreas në shkurt ndodhi pak pasi ish-kryeministri laburist Gordon Brown publikoi një artikull të gjatë ku kërkonte që Andrea të çohej para drejtësisë. Vetëm tre javë më parë, Brown publikoi një tjetër shkrim në New Statesman ku kërkonte që policia të hetonte edhe aspektin seksual të krimeve të mundshme të Andreas. Pas kësaj, hetimet morën drejtim të ri.

Përkeqësimi i pozitës së ish-princit – të cilit vitin e kaluar iu hoqën të gjitha titujt pas publikimit të detajeve të tjera mbi marrëdhënien me Epstein – po vë në vështirësi edhe familjen mbretërore dhe mbretin Charles. Vetëm dje dolën dokumente lidhur me emërimin e Andreas si i dërguar për tregtinë në vitin 2001, ku rezulton se vetë mbretëresha Elizabeth kishte ushtruar presion që djali i saj të merrte atë rol. Imazhi i ish-mbretëreshës, deri tani pothuajse i idealizuar, po dëmtohet gradualisht ndërsa bëhet e qartë se ajo kishte mbrojtur një djalë, sjelljet e papranueshme të të cilit njiheshin prej kohësh.

Por “çështja Andrea” është problem edhe për Charles, i cili ka deklaruar se do të bashkëpunojë me hetimet. E gjithë familja mbretërore vështirë se mund të mos ketë ditur për aktivitetet e Andreas, i cili megjithatë është mbrojtur vazhdimisht nga pasojat.

Sa më shumë që ish-princi komprometohet, me rrezikun që të akuzohet zyrtarisht dhe të dalë në gjyq, aq më shumë rasti i tij përbën një rrezik reputacional për monarkinë dhe, në fund, një kërcënim real ekzistencial për të./Corriere della Sera

Tags: Epsteinish-princit Andreavëllait të mbretit Charles III
Previous Post

Përfshihet nga flakët reparti i përpunimit të baterive në Elbasan

Next Post

Berberi mbetet në burg, GJKKO rrëzon kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë

Next Post
Berberi mbetet në burg, GJKKO rrëzon kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë

Berberi mbetet në burg, GJKKO rrëzon kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

September 7, 2026
Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

September 4, 2026
Drogë pranë shkollave e lokaleve të natës/ 20 në pranga, operacioni nën drejtimin e Esmeralda Bashos

Drogë pranë shkollave e lokaleve të natës/ 20 në pranga, operacioni nën drejtimin e Esmeralda Bashos

September 6, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Punësimet dhe të ardhurat e familjarëve të deputetëve të opozitës

Punësimet dhe të ardhurat e familjarëve të deputetëve të opozitës

September 10, 2026
Minstri Malaj i valëvit faturën 40 mln euro gjykatësve pasi ata e paditën në SPAK

Minstri Malaj i valëvit faturën 40 mln euro gjykatësve pasi ata e paditën në SPAK

September 10, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al