Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home BOTË

EMRI/ Vritet brenda banesës pronari i televizionit italian, pistat e hetimit

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in BOTË
0
EMRI/ Vritet brenda banesës pronari i televizionit italian, pistat e hetimit
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një nga figurat e njohura të sipërmarrjes në veri të Italisë është vrarë në banesën e tij, ndërsa policia po heton disa pista për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Viktima është 87-vjeçari Mario Ruoso, biznesmen i njohur në Pordenone dhe themelues i televizionit lokal TelePordenone. Ai u gjet i pajetë në apartamentin e tij në Porcia, në katin e sipërm të një pallati në Via del Porto.

Sipas mediave italiane, 87-vjeçari është goditur disa herë në kokë, dyshohet me një objekt të fortë, ndoshta një levë.

Prokurori i Pordenones, Pietro Montrone, konfirmoi se bëhet fjalë për një vdekje të dhunshme dhe se hetimet po vazhdojnë për të verifikuar plotësisht rrethanat e krimit.

“Ai ka pësuar goditje në kokë të shkaktuara nga një objekt i fortë”, deklaroi ai për mediat. Arma e dyshuar e krimit nuk është gjetur ende.

Trupi i pajetë u zbulua nga nipi i tij, Alessandro, pasi kolegët e biznesmenit u shqetësuan kur ai nuk u paraqit në punë dhe nuk u përgjigjej telefonatave. Sipas një ekzaminimi paraprak të kryer nga mjeku ligjor Antonello Cirnelli, vdekja dyshohet se ka ndodhur në orët e mëngjesit. Viktima u gjet e shtrirë në dysheme, pranë derës së banesës, e mbuluar me gjak.

Hetuesit kanë sekuestruar pamje nga kamerat e sigurisë të bizneseve përreth dhe kanë marrë në pyetje disa dëshmitarë.

Mario Ruoso njihej si një nga sipërmarrësit historikë të zonës së Friuli Venezia Giulia. Përveç aktivitetit në tregtinë e automjeteve përmes koncesionarit të tij, ai ishte edhe themelues i një prej televizioneve të para lokale në rajon. Deri më tani pistat e hetimit janë për larje hesapesh hde motive hakmarrje, megjithatë hetimet për zbardhjen e plotë të vrasjes vijojnë.

Previous Post

Grabitet me armë pika e këmbimit valutor brenda qendrës tregtare te ‘5 Maji, autori largohet me një shumë parash

Next Post

Tensione në Kuvend/ Deputetët e PD-së “gardh” te foltorja, miratohen ndryshimet në qeveri

Next Post
Tensione në Kuvend/ Deputetët e PD-së “gardh” te foltorja, miratohen ndryshimet në qeveri

Tensione në Kuvend/ Deputetët e PD-së “gardh” te foltorja, miratohen ndryshimet në qeveri

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

September 7, 2026
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

September 4, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

A do mbyllet karburant “EIDA” i Frident Kuqit, pas skandalit të zjarrit?!

A do mbyllet karburant “EIDA” i Frident Kuqit, pas skandalit të zjarrit?!

September 9, 2026
Uji 24 orë, premtimi që nuk shteron

Uji 24 orë, premtimi që nuk shteron

September 9, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al