Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në fshatin Shtyllas të Fierit, ku një 40-vjeçar ka tentuar të vrasë një person me sëpatë.
Autori i dyshuar, Ndue Paluca, i cili kishte bashkëpunuar me të atin për të kryer krimin, është kapur nga policia teksa tentonte të largohej drejt Greqisë me autobusin e linjës për në Konispol.
Ndaj tij rëndon akuza për “Vrasje me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë.
Njoftimi i Policisë:
Kapet duke tentuar të largohej për në shtetin Grek, autori tjetër i ngjarjes së ndodhur në fshatin Shtyllas, ku babë e bir tentuan të vrisnin shtetasin Ll. M.
Pas disa orë kërkimesh të pandërprera, shërbimet e Komisariatit dhe të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, kanë marrë informacion se autori po largohej në drejtim të Sarandës.
Forcat operacionale të Komisariatit të Policisë Fier janë vënë në ndjekje të tij dhe në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë bënë të mundur kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim N. P., 40 vjeç, në momentin që do hipte në autobusin e Konispolit, me qëllim që të largohej për në Greqi.
Në vijim të veprimeve procedurale u bë ndalimi i këtij shtetasi për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë.
Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatë së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.