Wednesday, July 2, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home KRONIKE

EMRAT/ Plan për vrasjen e dy personave, por u ‘demaskua’, pranga shqiptarit në Francë

Editor by Editor
December 24, 2023
in KRONIKE, KRYESORE
0
EMRAT/ Plan për vrasjen e dy personave, por u ‘demaskua’, pranga shqiptarit në Francë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Tre persona janë arrestuar në sajë të një aksioni policor, mes tyre dhe një turk.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Sete”, është arrestuar në Francë, shtetasi Alban Skonja, turk Yalcin Hanci në Gjeorgji dhe në Gjermani u kap Kridens Mecollari.

NJOFTIMI I POLICISE

Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme me partnerët, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Si rezultat i shkëmbimit të informacioneve mes Policisë së Shtetit dhe partnerëve, finalizohen 3 operacione për kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme me partnerët, për kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Policia e Shtetit me anë të inteligjencës informative, ka siguruar informacione për vendndodhjen e disa shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe i ka shkëmbyer ato me partnerët, me qëllim lokalizimin e këtyre shtetasve.

Në këtë kuadër janë finalizuar 3 operacione, si rezultat i të cilave janë kapur dhe arrestuar me qëllim ekstradimin në Shqipëri, 3 shtetas në kërkim ndërkombëtar, konkretisht:

-Në kuadër të operacionit policor të koduar “Sete”, Policia franceze ka kapur në Francë dhe ka arrestuar me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasin A. S., 40 vjeç, banues në Durrës. Per këtë shtetas, Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”, “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”. Shtetasi A. S. akuzohet se në bashkëpunim me shtetasin I. F. dhe shtetas të tjerë, kanë planifikuar vrasjen e shtetasve G. H. dhe A. H., duke siguruar automjete, armë zjarri dhe apartamente me qira, por nuk kanë mundur ta realizojnë vrasjen e tyre.

Gjithashtu, shtetasi A. S. dyshohet se më datë 02.07.2023, në rajonin e Balarus, Francë, është përfshirë në një rast të marrjes së një shume parash (40 000 euro), nëpërmjet kërcënimit me armë, në kuadër të bandës së organizuar. Për këtë ngjarje, Njësia për Krimet Shëtitëse Anti Skifter në Shqipëri dhe Zyra Kombëtare për Krimet Shëtitëse Anti Skifter në Francë kanë shkëmbyer informacion, pasi dyshohej se një ndër autorët e përfshirë ishte shtetas shqiptar.

-Në kuadër të operacionit policor të koduar “Batumi”, Policia gjeorgjeze ka kapur në Gjeorgji dhe ka arrestuar më qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasin shtetasi turk Y. H., 49 vjeç. Për këtë shtetas, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”. Ky shtetas ka qenë pjesë e një grupi kriminal që merrej me trafikun e qenieve njerëzore drejt Europës, kundrejt parave.

-Në kuadër të operacionit policor të koduar “International”, Policia gjermane ka kapur në Gjermani dhe ka arrestuar me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasin Kridens Mecollari. Ky shtetas është dënuar nga autoritetet gjyqësore në Shqipëri, me 5 vjet burgim (nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur 2 vjet, 6 muaj e 25 ditë), pasi më datë 06.11.2021, pas një konflikti të çastit, në një lokal, ka plagosur me armë zjarri shtetasin I. Sh. Gjithashtu, ky shtetas, është shpallur në kërkim nga autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe për pastrim të parave të përfituara nga këto veprimtari.

Interpol Tirana vijon punën për ekstradimin e këtyre 3 shtetasve, në Shqipëri.

Previous Post

Vuçiç provokon sërish: Kurti nuk zbaton marrëveshjet, Serbia e vendosur të mos e njohë Kosovën!

Next Post

Pas ndarjes nga Ledri për shkak të xhelozisë, Sara Hoxha gati për një hap të rëndësishëm

Next Post
Pas ndarjes nga Ledri për shkak të xhelozisë, Sara Hoxha gati për një hap të rëndësishëm

Pas ndarjes nga Ledri për shkak të xhelozisë, Sara Hoxha gati për një hap të rëndësishëm

Goli 500 mijë euro që i “hëngri kokën” Myzyrit/ Si u favorizua AEK Munella-Drini 1, në kontratën 2 milionë euro nga KPP
AKTUALITET

Goli 500 mijë euro që i “hëngri kokën” Myzyrit/ Si u favorizua AEK Munella-Drini 1, në kontratën 2 milionë euro nga KPP

by Editor
June 25, 2025
0

Në korrik të vitit 2020, Autoriteti Rrugor Shqiptar shpalli tenderin për mirëmbajtjen 4 vjeçare të rrugës Rrëshen- Shpal- Ura e...

Read moreDetails
Banda e Ylli Carës merr peng dhe masakron faturisten e OSHEE Rubena Hasa, Proda ‘i rregullon’ letrat, fshihet edhe atentati i Arnold Carës

Banda e Ylli Carës merr peng dhe masakron faturisten e OSHEE Rubena Hasa, Proda ‘i rregullon’ letrat, fshihet edhe atentati i Arnold Carës

June 23, 2025
Nis çmontimi i basteve sportive të paligjshme? Arrestohet Lendi Palaj , i portretizuar si truri i pikave 333 dhe CR7

Nis çmontimi i basteve sportive të paligjshme? Arrestohet Lendi Palaj , i portretizuar si truri i pikave 333 dhe CR7

June 30, 2025
Operacioni i bujshëm i SPAK në Durrës, vijon i pashqetësuar ndërtimi i hotelit të Nadir Çaushollit dhe Visit të Pojës

Operacioni i bujshëm i SPAK në Durrës, vijon i pashqetësuar ndërtimi i hotelit të Nadir Çaushollit dhe Visit të Pojës

June 23, 2025
DOKUMENTAT/ Kompania e lidhur me vëllain e Gjiknurit mori 210 mln lekë për platformën që nuk punon

DOKUMENTAT/ Kompania e lidhur me vëllain e Gjiknurit mori 210 mln lekë për platformën që nuk punon

June 23, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Të enjten seancë plenare, çfarë pritet të diskutohet

Të enjten seancë plenare, çfarë pritet të diskutohet

July 2, 2025
Menu evropiane me rroga shqiptare: Tirana, qyteti që të mëson të llogarisësh me “barkun bosh”

Menu evropiane me rroga shqiptare: Tirana, qyteti që të mëson të llogarisësh me “barkun bosh”

July 2, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al