Saturday, November 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Elisa Spiropali diagnostikon krizën e parlamentit që…e drejtoi vetë

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
Elisa Spiropali diagnostikon krizën e parlamentit që…e drejtoi vetë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Elisa Spiropali ka ngritur së fundmi shqetësimin për një nga problemet më të thella të politikës shqiptare, duke e cilësuar situatën në Kuvend si një krizë që prek vetë themelet e Republikës Parlamentare. Përmes një reagimi publik, ajo ka kritikuar ashpër degradimin e debatit politik, i cili sipas saj po largohet gjithnjë e më shumë nga standardet institucionale dhe po rrëshqet drejt përplasjeve personale dhe gjuhës fyese.

Në thelb të qëndrimit të saj qëndron ideja se Parlamenti duhet të jetë hapësira ku përfaqësohen qytetarët dhe ku mbahet në kontroll qeveria. Por, sipas Spiropalit, kjo funksion nuk po përmbushet siç duhet, pasi debati politik po zëvendësohet nga konflikte të ulëta që nuk prodhojnë zgjidhje dhe nuk i shërbejnë interesit publik.

Ajo thekson se përplasjet në vetvete nuk janë problem, pasi ato janë pjesë natyrale e politikës. Megjithatë, kur konflikti shndërrohet në banalitet dhe humbet thelbin e tij politik, atëherë dëmtohet drejtpërdrejt roli i institucionit. Në këtë situatë, pasoja më e menjëhershme është rënia e besimit të qytetarëve dhe dobësimi i vetë sistemit parlamentar.

Megjithatë, realiteti i tensioneve dhe përplasjeve në Kuvend nuk është një zhvillim i ri. Kjo klimë ka qenë e pranishme prej vitesh dhe ka shoqëruar pothuajse çdo legjislaturë. Ironikisht, edhe gjatë periudhave kur Spiropali ka pasur rol drejtues në Parlament, debatet e forta dhe përplasjet me opozitën kanë qenë të shpeshta, sidomos me figura si Sali Berisha.

Në këtë kontekst, reagimi i saj mund të lexohet si një reflektim i vonuar mbi një realitet që është ndërtuar gradualisht nga vetë aktorët politikë. Një krizë që nuk ka lindur papritur, por është produkt i një kulture politike që është ushqyer ndër vite edhe nga ata që sot e denoncojnë.

Reagimi i plotë:

Kriza e Parlamentit është kriza e Republikës Parlamentare.
Dje në Parlament nuk pamë vetëm tension. Pamë një mekanizëm që po dështon të prodhojë politikë.
Kjo që po ndodh në Parlament nuk është diçka e panjohur për politikën. Konflikti ka qenë gjithmonë pjesë e saj. Por sot problemi nuk është konflikti në vetvete. Problemi është se konflikti banal po zëvendëson funksionin.
Parlamenti nuk po arrin më të ushtrojë rolin e tij përfaqësues dhe kontrollues. Në vend që të jetë hapësira ku përfaqësohen interesat e shoqërisë dhe ku kontrollohet qeverisja dhe institucionet, ai po kthehet në një arenë ku energjia po shpërdorohet pa prodhuar drejtim.
Kur funksioni atrofizohet, pasoja e parë është bjerrja e besimit. Dhe kur bie besimi, nuk dobësohet vetëm Parlamenti, por vetë ideja e Republikës Parlamentare.
Sepse një Republikë Parlamentare nuk mbahet vetëm me procedura. Mbahet me funksion. Me debat që prodhon kuptim. Me kontroll që prodhon përgjegjësi.
Nëse kjo vazhdon, rreziku nuk është thjesht një Parlament i dobët. Rreziku është që Republika Parlamentare të mbetet vetëm formë, dhe jo përmbajtje.
Europa kërkon nga ne atë që duhet të kërkojmë nga vetja: institucione që funksionojnë, jo vetëm që ekzistojnë.

Publikuar nga Publik Media

Previous Post

Rama mbledh krerët e bashkive, Garda nuk lejon kryebashkiakun e Pukës

Next Post

Çmenduri me çmimet! Shkon 800 lekë/kg i domateve qershi

Next Post
Çmenduri me çmimet! Shkon 800 lekë/kg i domateve qershi

Çmenduri me çmimet! Shkon 800 lekë/kg i domateve qershi

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

November 6, 2026
Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al