Dy shtetas të shpallur në kërkim do të esktradohen sot nga Dubai në Shqipëri.
Mësohet se njëri prej tyre është Dashnor Dumani, vëllai i të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani. Ai akuzohet nga GJKKO për armëmbajtje pa leje dhe vrasje.
“Si rezultat i bashkëpunimit shumë të ngushtë me partnerët në Emiratet e Bashkuara Arabe, pritet që gjatë ditës së sotme, të finalizohen procedurat për ekstradimin nga Dubai, në Shqipëri, të shtetasve të shumëkërkuar, pjesëtarë të organizatave kriminale:
– D. D, i dënuar për armëmbajtje pa leje dhe i akuzuar nga GjKKO-ja, për vrasje dhe për vjedhje me armë;
– A.S, i akuzuar nga GjKKO-ja, se ka pastruar paratë e një grupi kriminal në Elbasan”, njofton policia.