Friday, November 6, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home BOTË

Ekspertja e inteligjencës amerikane: Putin po përgatitet të pushtojë një tjetër shtet europian!

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in BOTË
0
Ekspertja e inteligjencës amerikane: Putin po përgatitet të pushtojë një tjetër shtet europian!
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Ndërsa lufta në Ukrainë vazhdon prej më shumë se dy vitesh, një paralajmërim serioz vjen nga një eksperte e inteligjencës amerikane. Sipas saj, Vladimir Putin nuk ka ndërmend të ndalet, por po përgatitet për një tjetër pushtim.

Rebekah Koffler, eksperte e inteligjencës ushtarake amerikane, shkruan në The Telegraph se Rusia është duke u përgatitur për një tjetër ofensivë ushtarake në pak vite. Sipas saj, ndonëse është e vështirë që Rusia të sulmojë një vend të NATO-s (përveç nëse NATO fut trupa në Ukrainë), ekziston rreziku real që objektivi i radhës të jetë një shtet ish-sovjetik, si Moldavia.

“Çfarë do ose nuk do të bëjë NATO në vitet e ardhshme mund të jetë vendimtare nëse Putini vendos të sulmojë Moldavinë,” – shkruan Koffler.

Ndërkohë, presidenti amerikan Donald Trump deklaroi nga Skocia se është “shumë i zhgënjyer” nga Putini. Ai paralajmëroi sanksione të reja ndaj Rusisë nëse nuk ndërmerren hapa për paqe. Trump theksoi se i ka dhënë Putinit një afat prej 50 ditësh për negociata, por tashmë kanë mbetur vetëm “10 ose 12 ditë”.

“Menduam se e kishim zgjidhur disa herë, por pastaj Putini fillon të lëshojë raketa në qytete si Kievi dhe vret civilë, edhe në azile,” – u shpreh Trump, duke shtuar: “Kjo nuk është mënyra për të vepruar.”

Lufta në Ukrainë vijon e përgjakshme. Vetëm një ditë më parë, Rusia kreu sulme me dronë dhe raketa në rajonin verilindor të Sumyt, duke plagosur katër persona. Nga ana tjetër, Rusia pretendon se ka rrëzuar 50 dronë ukrainas, ndërsa në zonën e Shën Petersburgut u raportua një viktimë dhe tre të plagosur.

Previous Post

EMRAT/ Plagosja në Vlorë, ja kush është i riu që u qëllua me thikë nga 24-vjeçari

Next Post

Arrihet armëpushimi mes Tajlandës dhe Kamboxhias

Next Post
Arrihet armëpushimi mes Tajlandës dhe Kamboxhias

Arrihet armëpushimi mes Tajlandës dhe Kamboxhias

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Ambasadorja e Holandës në Shqipëri: Dhuna në protesta na ka shokuar!

Ambasadorja e Holandës në Shqipëri: Dhuna në protesta na ka shokuar!

November 6, 2026
Belgjikë/ Mbreti Philippe refuzon dorëheqjen e Kryeministrit Bart De Wever

Belgjikë/ Mbreti Philippe refuzon dorëheqjen e Kryeministrit Bart De Wever

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al