Wednesday, July 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Ekskluzive/ Rrëmbimi i zyrtarit të lartë të AKSHI-t, priten urdhër-arreste nga SPAK për kupolën e Policisë së Shtetit

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Ekskluzive/ Rrëmbimi i zyrtarit të lartë të AKSHI-t, priten urdhër-arreste nga SPAK për kupolën e Policisë së Shtetit
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Dosja e SPAK për AKSHI-n po merr përmasat më të mëdha, ndërsa zbulohen detaje të rënda.

Vox News mëson se SPAK pritet të lëshojë urdhër-arreste për disa drejtues të lartë të Policisë së Shtetit.

Këta të fundit nuk janë përfshirë vetëm në rrëmbimin e biznesmenit Gerond Meçe, por siç mëson Vox News, edhe në rrëmbimin e ish-zv/drejtorit të AKSHI-t, Daniel Shima.

 

Çfarë ndodhi më 20 gusht të këtij viti?

Daniel Shima u zhduk më 20 gusht të këtij viti, ndërsa një ditë më vonë u kthye në banesë në orët e vona të natës. Policia deklaroi në atë kohë se Daniel Shima u largua me dëshirë, ndërsa ky i fundit deklaroi në mënyrë informale se kishte qenë në Dhërmi.

Zhdukja e Daniel Shima u denoncua nga familjarët pasditen 20 gushtit. Nëna e Shimës është lajmëruar fillimisht nga e dashura e 34-vjeçarit.

E reja i ka treguar nënës së Shimës se rreth orës 13:30, Danieli i ka dërguar një mesazh në telefon, ku i shkruan: “Po më arreston policia”.

 

Për këtë arsye, e dashura e ish-zv/drejtorit të AKSHI-t fillimisht ka telefonuar policinë dhe, pasi ka mësuar se Danieli nuk rezultonte i arrestuar apo i shoqëruar, ka vënë në dijeni familjarët.

E njëjta skemë pengmarrjeje si e Gerond Meçes

Por Vox News mëson Daniel Shima nuk ishte larguar me dëshirë, por ndaj tij është përdorur e njëjta skemë rrëmbimi si e biznesmenit Gerond Meçe. Ai është marrë peng nga persona të panjohur me veshje policie dhe është dërguar në rrethinat e Elbasanit ku është kërcënuar.

Burime të Vox News thonë se në dijeni të pengmarrjes kanë qenë edhe drejtues të lartë të policisë, ndërsa nuk dihet nëse ata kanë qenë të përfshirë drejtpërdrejt në pengmarrjen e Shimës. Megjithatë, SPAK nga të dhënat që disponon, dyshon se disa drejtues kanë qenë të përfshirë në pengmarrjen e ish-zyrtarit të AKSHI-t.

Për këtë arsye, ditën e sotme, agjentët e BKH-së me urdhër të SPAK, kanë krye kontrolle në banesat e disa drejtuesve të Policisë së Shtetit, ndërsa në orët e ardhshme priten edhe urdhër-arreste.

 

Denoncimi i Berishës

Pengmarrjen e Daniel Shimës e denoncoi pak ditë më parë edhe lideri i PD-së, Sali Berisha. Ai tha se AKSHI është një institucion, që ka një histori si në Holliëood. Berisha tregoi sesi në këtë institucion, është marrë peng një ish-zyrtari Daniel Shima që dinte për atë që ndodhte aty. Për Berishën, ka pasur urdhër, që zyrtari i marrë peng Daniel Shima të vritej, por urdhri është ndryshuar dhe ai është dhunuar në mënyrë brutale.

“Grupi i AKSHI-t janë organizatë kriminale. Njëri nga të përfshirët u mor peng dhe tani ndodhet në Gjermani e ka rrëfyer gjithçka. U mor peng dhe ish-zv drejtori i AKSH-it, Daniel Shima. Zv drejtori thirret një ditë dhe i thuhet se je shkarkuar nga detyra. E morën peng, sepse e akuzuan si spiun. Një ditë në mes të Tiranës, persona të veshur policë, e rrethojnë dhe ish-zv drejtori e kupton se çfarë fati do ketë. I çon mesazh nënës apo partneres se nuk e mbaj mend mirë, se po e marrin peng persona me uniforma policie.

Urdhri ishte ta groposnin. Por urdhri ndryshoi, kur e morën vesh se e ka dërguar mesazh tek të afërmit dhe historia tashmë ishte marrë vesh. Por në këtë moment, e torturuan, ia thyen kockat. Ish-zv ministri i AKSHI-t nuk dihet a është gjallë apo jo. Këtu ndodhin çudira. Dy biznesmenët, për të cilat janë lëshuar masa sigurie sot nga SPAK për tenderat tek AKSHI, janë në Dubai. Këto janë rreth i rrezikshëm. Këta bashkëpunonin edhe me bandat”, tha Berisha. /voxnews.al/

Previous Post

PS kyç dyert e Kuvendit, Gjekmarkaj: Nuk është bunkeri personal i Peleshit

Next Post

Ra në kontakt me energjinë teksa vendoste panele diellore, humb jetën 27-vjeçari

Next Post
Ra në kontakt me energjinë teksa vendoste panele diellore, humb jetën 27-vjeçari

Ra në kontakt me energjinë teksa vendoste panele diellore, humb jetën 27-vjeçari

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

July 21, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Bllokuan punonjësit e Tatimeve brenda resortit në Golem, arrestohen 5 persona/ Emrat

Bllokuan punonjësit e Tatimeve brenda resortit në Golem, arrestohen 5 persona/ Emrat

July 19, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

‘Po zbrazet vendi’, sondazhi i IRI godet qeverinë: Emigrimi dështimi numër një, pas tij korrupsioni dhe çmimet

‘Po zbrazet vendi’, sondazhi i IRI godet qeverinë: Emigrimi dështimi numër një, pas tij korrupsioni dhe çmimet

July 21, 2026
Kush përfiton nga “investitori strategjik”?

Kush përfiton nga “investitori strategjik”?

July 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al