Partizani po mendon seriozisht për rikthimin në ekip të Jurgen Bardhit, vetëm pak kohë pas largimit të tij për në turqi ku nuk po gjen dot formën që pritej dhe akoma se ka treguar potencialin e tij.
Në kampin e kuq janë të bindur që Bradhi do të vijë në qershor të 2024 si një lojtar i ri, por po tentojnë që ta marrin që në janar për ta pasur një armë më shumë në objetivin e klubit që është titulli.
Partizani kërkon që të investojë dhe pse jo të tentojë europën në sezonin e ardhshëm, ku këtë verë u eliminua në fazën play off.
Lajmin e kanë konfirmuar burime për Maska.al pranë klubit të kuq.