Tuesday, July 21, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Edlira Bode ujit lulet me 322 MLN lekë, Blendi Gonxhe krasit tenderin, denoncohet nga dy biznese në KPP

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Edlira Bode ujit lulet me 322 MLN lekë, Blendi Gonxhe krasit tenderin, denoncohet nga dy biznese në KPP
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Dy kompani kërkojnë shpalljen të pavlefshëm të vendimit të komisionit të tenderit për mirëmbjatjen e lulishtes në Spitalin Universitar të Traumës. Interesi është i lartë sepse është vendosur një super fond, po ashtu ka ndryshuar organizatori. Tenderin tashmë e organizon Operatori i Blerjeve të Perqendruara që varet direkt nga ministri Blendi Gonxhe.

Bëhet fjalë për tenderin me objekt: “Kryerje e shërbimit të Gjelbërimit në SUT për një periudhë 36 mujore” me fond limit 32 115 167 lekë pa TVSH.

Tenderi është denocuar më 31 tetor 2025 nga kmpania “A l b G a r d e n” shpk me pronar Pejtër Trashajn, i cili është i njohur për biznesin e mbjelljes së fidanëve. KPP e ka regjistruar ankesën online dhe e ka tashmë në procedurë shqyrtimi, që do të thotë se tenderi është i pezulluar për momentin, sa të maturohet pazari.

Në të njëjtën ditë është ankuar për këtë tender edhe kompania “Rej” shpk, me pronar Luan Kaprin. Edhe kjo firmë kundërshton vlerësimin e komisionit të tenderit që është mbajtur më 13 tetor 2025.

Pse u dyfishua fondi për mirëmbajtjen e lulishtes?

Ku është Blendi Gonxhe ka abuzim dhe shpërdorim me paratë e buxhetit të shtetit. Prezenca e tij i ka dhënë kurajo drejtoreshës së SUT, Edlira Bode që të bëjë kërkesë prokurimi me një fond të fryrë për gjelbërimin.

Lulishtja është ajo që ka qenë edhe para tre vjetëve, kontrata është e njëjta (përvec datave dhe fondit limit) shërbimi që kërkohet nuk ka ndryshuar.

Në 7 tetor 2021, Agjencia e Blerjeve të Përqendruara në Ministrinë e Brendshme ( e cila ka kaluar në varësi të ministrit Blendi Gonxhe, me ndryshimin nga agjenci në operator) ka mbajtur tenderin me dy lote:

Loti 1 “Shërbim gjelbërimi për Spitalin Universitar të Traumës.

Loti 2 “Shërbim gjelbërimi për Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Fondi limit i përgjithshëm i marrëveshjes kuadër: 25,899,740 lekë pa TVSH. Fondi limit i lotit 1: 16,499,989. lekë pa TVSH. Për lotin 2 fondi 9,399,751 lekë pa TVSH. Ndërsa kohëzgjatja e kontratës ishte 36 muaj (tre vjet) nga data e nënshkrimit.

Dyfishimi i fondit në vitin 2025 për të njëjtën gjë, të con tek dyshimi se këto para janë objekt korrupsioni. Gjatë 3 vjetëve të kaluara, sipas kontratës, duhet të ishin mbjellë 1560 copë pemë dekorative, 1326 copë shkurre dekorative 2586 metër linear ligustra, 2586 lule dekorative dhe 1600 metër katror lulishte.

Dhe tashmë duhej ulur kostoja duke e kufizuar vetëm në mirëmbajtjen e tyre, sic janë ujitja, krasitja, prashitja, apo ndërrimi i koshave dhe i stolave.

Përkundrazi drejtoresha Bode ka përllogaritur një super fond, që të kënaqë edhe shijet e Blendi Gonxhes në këtë tender.

Ku e gjen guximin Edlira Bode?

Drejtoreshën e Spitalit Universitar të Traumës ka vijuar me abuzimet me paratë e buxhetit për SUT edhe pas akuzave nga KLSH. Organi i Kontrollit ka kërkuar edhe shkarkimin e drejtoreshës së Spitalit të Traumës, pasi akuzohet se ka kryer të paktën 10 shkelje në zbatimin e kontratës me privatin dhe i shkaktuar buxhetit të shtetit dëme.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kërkuar që në shtator të vitit 2023 shkarkimin nga detyra të drejtoreshës së Spitalit Universitar të Traumës, Edlira Bode, për afera me tendera, mungesë ilaçesh, për ilaçe të skaduara, keqadministrim të spitalit etj.

“Rekomandohet ndërprerjen e menjëhershme të marrëdhënieve të punës” për:1.Znj.E. B., me detyrë Drejtor i Përgjithshëm i SUT-së: Në cilësinë e Titullarit te institucionit dhe njëkohësisht të Nëpunësit Autorizues nuk ka hartuar dhe miratuar gjurmën e auditit për monitorimin dhe zbatimin e kontratave përgjatë periudhës së ushtrimit të funksionit të Drejtorit të Përgjithshëm brenda periudhës se auditimit, duke mos siguruar kontrollin e brendshëm kryesisht për të gjitha proceset ekonomiko financiare kryesisht për shërbimet e prokuruara dhe blerjet e barnave , materialeve te mjekimit dhe kryesisht të materialeve ortopedike. Duke vepruar në mospërputhje me përcaktimet e nenit 5 të ligjit Nr.10296, datë 8.7.2010 për menaxhimin financiar dhe kontrollin, kreun III, piken 2 te Rregullores se brendshme te SUT nr.1195/3 date 03.06.2022”.

Fillimisht ish-ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e më tej pasardhësja e saj, Albana Koçiu, dhe tashmë Evis Sala, refuzojnë të ndërmarrin masën penalizuese ndaj Edlira Bodes, një bashkëpunëtore e hershme e kryeministrit Edi Rama. Nën mbrojtjen e Ramës, Edlira Bode ka vijuar aferat me tendera.

/Gijotina.com/

Tags: A l b G a r d e nA l b G a r d e n shpkBlendi GonxheEdlira BodePejtër Trashajtender
Previous Post

Afrim Qendro kthehet në “vendin e krimit”, 1 milion euro nga ARRSH për 3 zjarrfikëse nga Kina

Next Post

Kushte të paqëndrueshme dhe reshje shiu, parashikimi i motit

Next Post
Kushte të paqëndrueshme dhe reshje shiu, parashikimi i motit

Kushte të paqëndrueshme dhe reshje shiu, parashikimi i motit

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

July 14, 2026
Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

July 14, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

PAMJET brenda Postës në Durrës, momenti kur ish-shefja e financës ‘zbraz’ arkën dhe largohet

PAMJET brenda Postës në Durrës, momenti kur ish-shefja e financës ‘zbraz’ arkën dhe largohet

July 21, 2026
Bashkëshorti i Elisa Spiropalit përfundon në polici! Kanosi drejtoreshën…

Bashkëshorti i Elisa Spiropalit përfundon në polici! Kanosi drejtoreshën…

July 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al