Thursday, October 29, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

E treta/ Partizani fiton Super Kupën e Shqipërisë

Editor by Editor
in KRYESORE, Sport
0
E treta/ Partizani fiton Super Kupën e Shqipërisë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Partizani triumfon në Superkupën e Shqipërisë, me kryeqytetasit që fituan minimalisht 1-0 përballë Egnatias në “Air Albania”, duke koleksionuar kështu trofeun e katërt në histori.

Dy skuadrat më në formë të momentit në Shqipëri diskutuan trofeun e fundit për vitin 2023 në një ndeshje që prodhoi raste, emocione por edhe gabime, sepse nga një i tillë u vendos kjo përballje.

Kampionët e Shqipërisë dhe fituesit e Kupës së Shqipërisë zbritën në fushën e lojës me formacionet e tyre më të mira, teksa pjesa e parë foli më shumë për Partizanin, me Tedi Carën që provoi të gjente portën e rrogozhinasve në minutën e 13-të.

Isgandarli kishte mundësinë për të kërcënuar kuadratin e kryeqytetasve, por ky i fundit gaboi në goditje, ndërsa “Të Kuqtë” rrezikuan me kalimin e minutave me anë të Bintsouka në dy momente.

Pak përpara fundit të fraksionit të parë, në minutën e 38-të, në një rivënie fundore, Alen Sherri që vetëm pak orë më parë fitoi çmimin “Portieri Vitit” gaboi rëndë duke i dhënë mundësinë ideale “Topit të Artë” të këtij viti, Arinaldo Rrapajt, me këtë të fundit që dhuratën e shfrytëzoi në maksimum dhe realizoi golin e avantazhit me portën e boshatisur.

Një moment që ndryshoi humorin e takimit, me Egnatian që kërkoi të reagonte në minutën e parë të shtesës, por goli rezultoi mision i pamundur.

Pjesa e dytë nisi përsëri me ritmin që u mbyll fraksioni i parë, ndërsa këto 45 minuta folën diçka më shumë për skuadrën e Tetovës që provoi të gjente golin e barazimit në disa momente.

Në minutën e 72-të, Fernando kishte mundësinë më të mirë për të gjetur golin, por gaboi në ide me Pano Qirkon që kuptoi gjithçka. Në minutat e fundit, Lemine që erdhi nga stoli krijoi iluzionet e golit, por pa mundur që të gjejë rrjetën për rrogozhinasit.

Në fund, pavarësisht dëshirës dhe përpjekjeve të Egnatias, që në këtë mbrëmje debutoi në Superkupë duke luajtur ndeshjen e parë në histori, rezultati nuk ndryshoi me Partizanin që koleksionon kështu një trofe të rëndësishëm duke fituar Superkupën, sukses padiskutim i rëndësishëm edhe për vetë trajnerin Arbër Abilaliaj.

Previous Post

Magjike! Pano Qirko pret penalltinë me “Panenka” të Fernandos (VIDEO)

Next Post

Priti penalltinë, Qirko flet pas takimit

Next Post
Priti penalltinë, Qirko flet pas takimit

Priti penalltinë, Qirko flet pas takimit

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull
AKTUALITET

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

by Editor
October 24, 2026
0

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull Një video intime që...

Read moreDetails
Vala e dorëheqjeve përfshin edhe drejtuesit vendorë të institucioneve qendrore

Vala e dorëheqjeve përfshin edhe drejtuesit vendorë të institucioneve qendrore

October 23, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Shisnin kokainë në Burrel, arrestohen tre persona, sekuestrohen drogë dhe fishekë

Shisnin kokainë në Burrel, arrestohen tre persona, sekuestrohen drogë dhe fishekë

October 23, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Tarot për nëntorin, zbuloni çfarë parashikojnë letrat për secilën shenjë të horoskopit

October 28, 2026
Serbi, kërkohet marrja në pyetje e Vuçiçit për tragjedinë në Novi Sad, akuza për prapavijë politike

Serbi, kërkohet marrja në pyetje e Vuçiçit për tragjedinë në Novi Sad, akuza për prapavijë politike

October 28, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al