Tezja e Martin Canit, 14-vjeçari që u vra me thikë në zemër të hënën e 18 nëntorit, ka qenë e pranishme në protestën e mbajtur sot nga prindërit.
Tezja e Martinit kërkoi drejtësi për nipin e saj, duke u shprehur “drejtësia të shkojë në vend”.
Për shkak të gjendjes emocionale, tezja e 14-vjeçarit ka humbur ndjenjat dhe është transportuar drejt spitalit, për ndihmë mjekësore.