Prokuroria e Posaçme ka marrë nën hetim oficerët e policisë së Burgjeve të cilët shoqëruan kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, nga Durrësi në Apelin e GJKKO.
Hetimi po kryhet pasi rezulton që Veliaj të ketë përdorur telefonin e njërit prej oficerëve për të bërë telefonata.
Gjatë marrjes në pyetje, oficeri i burgjeve e ka pranuar një fakt të tillë dhe ka deklaruar se e kishte bërë nga frika.
Edhe në sallën e gjyqit kur u bë rivlerësimi i masës së sigurisë për Veliajn, u fol për përgjime të kryera ndaj telefonatave të tij, ku prokurorët sollën fakte që tregonin se kryebashkiaku përmes tyre, kërkonte denigrimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve.